E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj merr pjesë në seancën e apelit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot drejt Hagës, për të marrë pjesë në seancën e vendimit të apelit, që do të shpallet të mërkurën paradite në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Vendimi i apelit në çështjen gjyqësore, përveç Ramush Haradinajt, do të shqiptohet edhe për Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajt.

Përmes një njoftimi për media të AAK-së, thuhet se prezenca e kryetarit Haradinaj në këtë seancë është procedurale.

Haradinaj dhe Balaj, në prill të vitit 2008 u shpallën të pafajshëm nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërkaq Lahi Brahimaj u dënua me 6 vjet burgim. Por Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës.

Aktakuza fillestare kundër Haradinajt dhe dy të bashkakuzuarve ishte publikuar më 4 maj 2005, ndërsa ata ishin dorëzuar në Gjykatën e Hagës më 9 mars 2005.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›