Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda gjatë ditës

Me qëllim të mbrojtjes së rrugëve nga peshat e rënda gjatë kohës sa ka temperatura të larta, Ministria e Transportit dhe Postë - Telekomunikacionit, ka marrë vendim që nga dita e mërkurë prej orës 8.00 deri në 20.00 nëpër rrugët magjistrale të ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda mbi 3.5 tonë.
Vendimin në fjalë e ka marrë ministri Fatmir Limaj, duke u mbështetur në Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 1.3(ç) të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve Vetëqeverisjes në Kosovë.
“Për shkak mbrojtjes së rrugëve nga peshat e rënda gjatë temperaturave të larta, nga data 21 korrik, duke filluar nga ora 8.00 deri në orën 20.00, ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve më të rënda se 3.5 tonë, në rrugët magjistrale dhe rajonale të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të MTPT-së, transmeton Kosovapress.
Më tutje, sqarohet se vendimi hyn në fuqi nga dita e mërkurë dhe se nuk do të ndryshojë deri në nxjerrjen e një urdhërese tjetër nga MTPT.