Haradinaj pret lajmin për zgjedhjet

Për Liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj, mbajtja e zgjedhjeve është lajmi më i mirë të cilin pret ta dëgjojë këtë vit. Edhe pse nuk dëshiron t`i quajë zgjedhje të parakohshme, Haradinaj konstaton se zgjedhjet janë rruga më e mirë për të ndalur trendët e këqij të qeverisjes.
“Ne shohim vazhdim të logjikave negative. Është një gjendje e rëndë qeverisëse. Me këtë nivel qeverisës, edhe vendet më të zhvilluara do të bankrotonin. Ne veç kemi të bëjmë me një bankrotim politik të qeverisjes Thaçi dhe dihet kush i paguan këto dëme - qytetari i vendit”, ka thënë Haradinaj për Tv Alsat.
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj e ka shpallur të bankrotuar Qeverinë e Kosovës të koalicionit PDK-LDK.
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj vazhdon të mbajë qëndrim se nuk do të bëjë kurrfarë koalicioni me PDK’në e Hashim Thaçit. E, shpresa e tij për të ardhur në Qeveri mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilën e sheh si partner kryesor për formimin e një qeverie Haradinaj.