Kapen gati 200 kg mariuanë

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një tjetër sasi të madhe droge, por pa mundur të vërë në pranga korrierët. Burimet policore sqarojnë se gjatë një operacioni të zhvilluar gjatë orëve të natës forcat antidrogë të policisë së Gjirokastrës, kanë sekuestruar 196.4 kg mariuanë në një makinë të braktisur nga drejtuesi në hyrje të qytetit.
Droga ishte fshehur në bagazhin e një makine tip “Reno” pa targa e më xhama të zinj. Pas marrjes së sinjalizimit policia u vu në ndjekje të makinës, lëvizte në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër. Shoferi sapo ka pikasur policinë, ka braktisur automjetin në afërsi të vendit të quajtur NSHN dhe u largua në drejtimit të lumit Drino, duke përfituar nga errësira dhe reshjet e dendura të shiut.
Nga këqyrja që iu bë automjetit u gjetën në bagazh dhe në pjesën ku vendoset sedilja e pasme 32 pako të mëdha me peshë 5.2 kilogram secila dhe 25 pako me peshë 1.2 kilogram secila. Pakot ishin të mbështjella me letër natriban dhe mbi secilën prej tyre ishte shënjuar një ‘+’ (plus) me bojë të verdhë. Dyshohet se drejtuesi i automjetit është një banor nga fshati Lazarat me precedent penal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Italinë. Po punohet për kapjen e lazaratasit./Indeksonline/