E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Në parim jam kundër heqjes së imunitetit të deputetëve

Pavarësisht deklarimeve para kamerave për të shprehur dëshirën për të hequr dorë edhe vullnetarisht nga imuniteti, duket se jo të gjithë të zgjedhurit në Kuvend janë në një mendje për të hequr dorë nga mburoja që u jep ligji. Përveç dallimeve që ekzistojnë nëse imuniteti duhet të hiqet me Kushtetutë apo me ligje më të ulëta se ajo, ka dhe nga ata deputetë që vlerësojnë se imuniteti nuk duhet të hiqet fare. Njëri prej tyre është edhe deputeti socialist Andis Harasani, i cili duke shkruar në faqen e tij në Facebook, e konsideron hipokrizi pikërisht sjelljen e politikanëve ndaj kësaj çështjeje. “Çfarë është kjo hipokrizi e heqjes së imunitetit....ǒjanë këta që thonë që t’u hiqet deputetëve dhe t’u lihet gjykatësve imuniteti...Jo po të nxjerrin rregull që të mos lejohen të mbajnë as çorape....”, - shprehet Harasani. Më tej ai duke replikuar me miqtë e tij bën të ditur se problemi nuk qëndron tek imuniteti. por tek sistemi i funksionimit të gjërave. “S’ka ngelur tek imuniteti. Duhet ndërruar sistemi”, - shprehet Harasani. i cili i pyetur nga gazeta mbi këto qëndrime ka bërë të ditur se parimisht është kundër heqjes së imunitetit. Më tej në komentet e tij në këtë faqe. ai ironizon nismën për heqjen e imunitetit teksa thekson ajo duhet të shoqërohet dhe me vendosjen e rregullave të tjera që normojnë jetën e shqiptarëve. “Duhet vazhduar dhe më tej. Policët s’duhet të mbajnë uniformë ose armë. Arbitrat e futbollit s’duhet të rrinë me brekë e kanatiere, por me kostum e çizme, dhe të gjithë duhet të shkojmë 14 ditë në zbor dhe të paktën 4 herë në muaj në aksion për zhveshur misër”, - shprehet deputeti socialist. Debati për imunitetin u hap dy ditë më parë pas paraqitjes nga BE-ja të disa propozimeve konkrete për mënyrën sesi duhet të hiqet imuniteti i të zgjedhurve dhe drejtuesve të tjerë të lartë, përfshi edhe gjyqtarët. Sipas këtyre amendamenteve, BE-ja vlerësonte se do të ishte e udhës që imuniteti të hiqet vetëm me ndryshime kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›