Harasani Pas 8 majit PS te behet me e hapur

Uashington 8 prill NOA 8211 Mbetet vetem nje muaj nga dita e zgjedhjeve vendore ne Shqiperi. Megjithe kritikat e shumta mbi procesin zgjedhor listat e votuesve dhe klimen politike qe u ka paraprire zgjedhjeve te meparshme si te pergjithshme ashtu edhe vendore nje numer problemesh po shoqerojne edhe pergatitjet per zgjedhjet e 8 majit. Rruget e mundshme per kapercimin e krizes aktuale politike dhe domethenia e ketyre zgjedhjeve per Shqiperine ishin tema e nje diskutimi te zhvilluar ne Qendren per Studime Nderkombetare dhe Strategjike ne Uashington.
Zgjedhjet e vitit 2009 lane pas nje atmosfere teper te polarizuar ne Shqiperi. Gjate muajve te fundit ne pergatitje per zgjedhjet e 8 majit eshte shfaqur nje agresivitet i theksuar nga te dyja palet gje qe ka privuar debatin politik nga nje diskutim i alternativave te mirefillta dhe platformave zgjedhore per votuesit shqiptare. Ky eshte konkluzioni i deputetit socialist Arben Malaj i ftuar ne nje diskutim te Qendres per Studime Nderkombetare dhe Strategjike ne Uashington. Malaj e perqendron kritiken e tij tek menyra si e djathta ne pushtet ka menaxhuar situaten duke akuzuar mazhorancen per manipulim te kompetencave per perfitime politike
Besoj se shqetesimi kryesor eshte lidhur me mundesine qe ka mazhoranca per te keqperdorur statusin e saj si qeverisje e vendit lidhur me keqperdorimin e administrates publike lidhur me influencat negative ne media duke i joshur me reklama qeveritare apo duke u bere presion me kontrolle fiskale dhe e treta qe ka rendesine e saj ne ambjentin e pergjithshem eshte keqperdorimi i parave buxhetore me inaugurime sporadike jane para qe pergjithesisht humbasin jane projekte te copezuara te cilat perdoren thjesht ne konceptin e blerjes se votes.
Nuk eshte nje fenomen i ri apo unik per Shqiperine qe zgjedhjet vendore te sherbejne si barometer per klimen politike ne pergatitje per zgjedhjet parlamentare te 2013. Por nje politike e tille paralajmeron deputeti socialist Andis Harasani le ne harrese interesat e qytetarit te thjeshte dhe demton konsolidimin e pushtetit vendor
Keto jane zgjedhje lokale jane zgjedhje per te zgjidhur problemet e qyteteve dhe komunave te ndryshme nuk jane zgjedhje politike.
Deputetet Malaj dhe Harasani te njohur per qendrimin e tyre kritik ndaj kryetarit socialist Edi Rama u ndalen ne analizen e tyre edhe ne mangesite qe ka treguar opozita ne permbushjen e rolit te saj ne jeten politike te vendit. Per kete deputeti Harasani fajeson kreun socialist se ka braktisur procesin politik duke larguar vemendjen nga problemet paresore per vendin
Bojkoti vazhdon ende. Kjo eshte fatkeqesi per gjithe jeten politike shqiptare. Mendoj qe zoti Rama ka nxjerre mesime nga gabimet e ketyre 2 viteve te fundit. Une shpresoj qe ne do te fitojme zgjedhjet lokale por edhe nese ndodh dicka tjeter ne do te vazhdojme jeten parlamentare.
Vetem nje muaj para zgjedhjeve vendore shume nga problemet qe mbeten nuk pritet te gjejne zgjidhje nderkohe qe debati politik po ashpersohet me tej. Pyetja qe ngrihet eshte kostoja e kesaj politike mbi te ardhmen e vendit dhe ambicjet e Shqiperise per integrim evropian.
Ndryshimi thote Harasani duhet te filloje me nje mentalitet te ri brenda forcave kryesore politike dhe vullnetin e mire per ndryshime Nuk ka zgjidhje tjeter. Mendoj se rezultati i 8 majit do te jete prova me e mire qe Partia Socialiste ka nevoje te hapet ka nevoje te behet me demokratike dhe ka nevoje qe te respektohen vlerat ne Partine Socialiste.
Reformat theksojne pjesemarresit ne diskutim jane te domosdoshme ne keto momente kritike per vendin kur Shqiperia ka ende perpara sfida madhore dhe kur po perpiqet per te dyten here te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Pa reforma te tilla nenvizojne ata Shqiperia dhe e ardhmja e saj do te mbeten peng e grindjeve me motive politike pa konsiderate per prioritetet e vendit
NOA/VOA
Lajme te ngjashmePD Rama u veteshpall kandidat prej panikut varferia e papunesia ndeshkim ne 8 majRama Sdua ta merzis Saliun me lajm te keqPD Rama e shnderroi Tiranen ne kryeqytetin me te ndotur te EuropesFushate e vonuar e nje kandidati te vonuarLehtesia e paperballueshme e gjykimit te jevgjve Lidhje8 maji Andis Harasani Arben Malaj. Zgjedhjet bojkoti edi rama