Politikanet shqiptare varfanjake shpirteror

Nga Kim Mehmeti
Shumica e politikaneve shqiptare jane nga ata qe mesojne ngadale por gabojne dhe pasurohen ngutshem. E kjo eshte vecori e njerezve qe mbahen te gjithedijshem ky eshte tipar qe i dallon varfanjaket shpirteror ata qe nuk e kane kuptuar se i mencur e i pasur eshte ai qe tere jeten e vet ndihet si nxenes i cili cdo dite meson dicka te re. Qe ndihet si nxenes qe diplomon ate dite kur ndahet nga kjo bote kur edhe e kupton te verteten e perseritur aq here sa kane lindur e vdekur njerez mbi kete rruzull tokesor se pasuri e vetme eshte koha qe na eshte dhene per ta jetuar se koha eshte mesuesja me e vyeshme por ajo njesoj ne fund i harxhon e i vret si nxenesit e saj te zellshem po ashtu edhe te paditurit dhe ata qe nuk kane ndier nevojen te mesojne. Me cka edhe i barazon te gjithe njerezit e kesaj bote por assesi nuk e shlyen te verteten se i padituri e harxhon jeten i mbyllur ne oborrin e injorances se vet ndersa shqiptari qe beson se i di te gjitha e qe do te pasurohet shpejt behet politikan dhe mendon se me lehte eshte ta udheheqesh e te vendosesh per fatin e tere nje populli se sa te drejtosh familje qe ke.
Kur behet fjale per shumicen e politikaneve te memedhe Shqiperise ata te lene pershtypjen se thuajse asgje nuk mesuan nga ngjarjet tragjike qe ndodhen ne te kaluaren perfshi ketu edhe ato te 21 janarit qe perfunduan me 4 viktima e shume te lenduar. Andaj edhe mbajne ne duar flamurin e fjalorit perbuzes ofendues e baltoses ndaj njeri-tjetrit me cka njeriu nuk ka si mos mendoje sa me e qete do ishte Shqiperia sikur politikaneve te atjeshem dikush tua merrte mikrofonat dhe tua ndalonte te dilnin neper TV-ekrane e foltore. Mbase kjo heshtje e perkohshme e zenkave nderpartiake do u mundesonte shqiptareve te memedheut ta kuptonin se ata jane peng i politikave te ndertuara edhe mbi kufoma se ne nje vend ku kundershtaret politike e quajne njeri-tjetrin vrases apo perdorues te bashkemendimtareve te vet si mish per topa pra se ne nje vend ku politikanet jane edhe prokurore edhe gjykates ne ate vend me te vertete funksionon tregu i lire kapitalist por malli me i lire qe shitet e blihet eshte jeta e njeriut. Dhe ne ate vend eshte e kote te flasesh per ideologji e koncepte politike por vetem per verberi te shkaktuar nga shkelqimi i parase.
Ambienti politik ne Kosove dallon me shumecka nga ai neper Shqiperite e tjera por edhe atje shumica e politikaneve jane te ngadalte ne mesime por te ngutshem ne berjen e gabimeve dhe per tu pasuruar. Andaj edhe u ndodhi ajo qe nuk e priste askush per here te dyte te zgjedhin President te shtetit duke thyer Kushtetuten. Gje qe tregon se as ata qe duhet ta mbrojne asnjehere nuk e kane lexuar aktin me te larte juridik te vendit qe drejtojne. Por edhe sikur te mos e kishin lexuar kurre Kushtetuten e Kosoves parlamentaret e Prishtines do mjaftonte te ishin me te logjikshem sa ta kuptonin se zgjedhja e Presidentit nepermjet votimit ne tri raunde nenkupton gare mes me shume kandidateve. Pra nenkupton kalim gradual te votave te kandidateve te diskualifikuar tek ai i fundit qe do mbetet per votim. Por keshtu e ka politika qe deshmon se shqiptaret dine si te qeverisin por nuk dine si te ndertojne shtet qe e duan me shume pushtetin se sa shtetin. E me cka edhe perballen me absurdet nga me te cuditshmet qe pakica e shqiptareve te sundoje me shumicen.
Se sa shqiptaret e duan pushtetin edhe kur nuk kane shtet me se miri e deshmojne politikanet shqiptare te Maqedonise te cilet ia hane koken njeri-tjetrit per tu bere pjese e koalicioneve qeverisese e ku ata sherbejne vetem si zbukurim i demokracise shumetnike te ketij shteti. Duke qene njerez qe duan pushtet e nuk kane nevoje per shtet atyre u ndodh ajo me cka ballafaqohen sot qe per vasalitetin e sotem te saj ne qeverine e Gruevskit BDI-ja e Ali Ahmetit ta fajesoje PDSH-ne qe paraprakisht ishte vasale e po te njejtit Kryeminister. Me cka mbase pa dashje e deshmon te verteten e dhembshme per shqiptaret e ketushem se ky popull nuk ka parti qe prodhojne politike por sekte partiake te perdorshme vetem per palen maqedonase edhe ate ngaqe jane te paafta qe interesin shqiptar ta ngrene ne rrafshin e interesit shteteror. Pra partite e ketushme shqiptare e materializojne paaftesine e vet ato i mban gjalle verberia per te ardhur me cdo kusht ne pushtet verberi e cila nuk u lejon kryesuesve partiake te shohin se shqiptaret e ketushem i lane pa shtet. Dhe duke qene si te gjitha partite e tjera qe rrotullohen rreth boshtit te paaftesive te udheheqesve te tyre BDI-ja e Ali Ahmetit do dale ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare pa e ditur se populli ia dha besimin qe te bente dicka me mire se partite tjera e jo qe ti vulose gabimet e tyre. Pra kryesuesit e BDI-se do te dalin neper mitingje parazgjedhore te bindur se askush nuk e ka kuptuar se nese partite e meparshme e peruruan poziten e tyre vasale ne qeverite e Maqedonise BDI-ja eshte ajo qe e institucionalizoi kete vasalitet. Edhe ate duke pasur aq shume deputete sa nuk do i kete kurre me asnje parti e ketushme shqiptare. Pra duke pasur mundesi qe pales maqedonase ti deshmonte ate qe e dine te gjithe perpos udheheqesve te partive te ketushme shqiptare se mund te kete pushtet pa shqiptaret por jo edhe shtet se nuk ka parti maqedonase qe do te kishte legjitimitet ta sundonte Maqedonine pa pasur perkrahjen e shqiptareve te ketushem.
Politikanet shqiptare kudo qe veprojne kane dicka te perbashket me shume e duan pushtetin se sa shtetin qe drejtojne. Andaj edhe ke pershtypjen se Shqiperite tona jane ne duart e atyre qe me pare do te lejonin te shkaterrohej shteti se sa te rrezohej qeveria qe ata drejtojne. E kjo ndodh per shkak se te gjithe ne beme nje gabim u mundesuam politikaneve te besojne se politika eshte mjeshtria e te genjyerit se ajo sjell privilegje por jo edhe pergjegjesi. Me cka shoqerite tona shqiptare mbeten peng i tenderokrateve qe mesojne ngadale por ngutshem pasurohen. Ato mbeten peng edhe i pasanikeve qe mendojne se paraja te ben te pavdekshem dhe president shteti. Ne mes te ketyre dy grupeve qe perbejne elitat tona politike mbeten ata te paktit qe e dine se aty ku cdo gje e percakton paraja eshte e pamoralshme te flitet per atdhe dashuri dhe perkushtim kombetar.
NOA
Lajme te ngjashmeKryetarja e Gjykates se Larte Rrethohemi nga seksere dhe matrapaze Berisha Ne luftuam krimin kur opozita perdorte imunitetin per ta mbrojtur ateKorrupsioni vale arrestesh ne Bashkine e TiranesKapen 30 kg hashash ne Kakavije trafikanti tentoi te korruptonte policinShqiperia nuk eshte Egjipt Lidhjegabimet Kim Mehmeti korrupsioni pasurimi politikanet shqiptare