Harasani Perse refuzova postin

Propozimet që kreu opozitës Edi Rama paraqiti në mbledhjen e Asamblesë kanë prodhuar jo pak pakënaqesi dhe mosbesim.
Dhe kjo jo vetëm mes radhëve të socialistëve, por edhe në forume e blogje, apo edhe në media nga analistë, gazetarë apo opinionistë të paangazhuar.
Deputeti Andis Harasani e ka refuzuar propozimin e Ramës për të qenë pjesë e grupit të punës, në zbërthimin e programit, ku atij i ishte ngarkuar detyra e mbulimit të sektorit të energjitikës.
Andis Harasani në një prononcim për Top Channel shpjegon shkaqet e refuzimit.
"Të mendosh që unë duhet të kem një post për të ndihmuar Partinë Socialiste për energjinë është njësoj si t'i ofrohet Edi Ramës për të ndihmuar në zhvillimin e qyteteve, në një kohë që ka 11 vjet eksperience si kryetar i një qyteti. Nuk kemi as unë as Rama nevojë për të kontribuar ne poste ne fushat ku kemi kontribuar për shumë vite. Qëllimi im dhe qëllimi i gjithë Partisë Socialiste me përjashtim të disa figurave është largimi i kësaj qeverie një orë e më parë dhe nuk ka nevojë për poste apo për ndarje karamelesh për të bërë këtë luftë opozitare", thotë Harasani.
Top Channel: Në rrjetin 'Facebook' ju thoni se keni plane të tjera. Mund të na e thoni se cilat janë këto plane?
Harasani: Eshtë ende herët për të folur për to. Jemi një grup, që po punojmë seriozisht. Por të gjitha planet konvergojnë në largimin e kësaj qeverie nga pushteti dhe ardhjen e të majtës së vërtetë në pushtet.
TCH: Këto plane do të realizohen brenda PS-së?
Harasani: Cdo opsion është i hapur në politikë. Kemi kohë, do e shikojmë.
Deputeti Harasani shpreh edhe pakënaqësitë për kandidaturat që u votuan nga Asambleja Kombëtare për kryesinë e re të PS.
"Përsa kohë nuk ka patur votim në zgjedhjen e kryetarit, në zgjedhjen e delegatëve, të gjithë e dimë se c'ka ndodhur me zgjedhjen e tyre; përsa kohë askush nuk di votat e anëtarëve të Asamblesë, nuk më duket i arsyeshem largimi i disave dhe afrimi i disave. Nuk e kuptoj pse duhet të ndodhë? Nuk e kuptoj pse duhet të largohet Islami dhe të mbahen figura të tjera që kanë qenë po aq kritik ose me kritik se Islami", tha Harasani.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Analistët: Zgjedhjet në PS... pa frymëzim
Analisti Mustafa Nano duke komentuar zgjedhjen e re të strukturave në Partinë Socialiste thotë se opozita humbi një shans për t'i dhënë më shumë hapsirë të rinjve brenda gjirit të saj. Zgjedhjet dhe deformimi “fitimtar-humbës”
Gëzim Tushi - Këto ditë që kanë filluar negociatat midis dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe paralelisht me to edhe takimet pretencioze të partive të vogla për fillimin e procesit të reformimit të kodit apo edhe sistemit zgjedhor, natyrshëm që është rritur jo vetëm interesi i forcave politike, por edhe interesimi i qytetarëve për të pasur një Kod Zgjedhor sa më të qartë, adekuat, që të mund të kemi rezultate jo vetëm të pakontestueshme, por që zgjedhjet të prodhojnë elektoralisht qeveri me autoritet politik dhe të qëndrueshme në kohë. Një funeral dhe disa llogari elektorale
Skënder Minxhozi - Shumë kohë më parë, më 13 nëntorin e largët të vitit 1993, kur guxoi të zbresë me një çarter nga Jordania e largët në Aeroportin e Rinasit, e patën kthyer mbrapsht brenda pak orësh. Votohet kryesia e kompromiseve
Socialistët konstituan asmblenë e re kombëtare e cila votoi edhe 30 kandidatët e propozuar nga kreu opozitës Edi Rama për kryesinë e re të PS prej të cilëve fituan 17 kandidatë pesë prej të cilëve femra.
Hapet autostrada Levan-Vlorë
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi inspektoi punimet e rrugës që lidh Levanin me Vlorën, rrugë e cila tashmë është bërë e kalueshme vetëm në një korsi.
Lajmet kryesore
Ndahet nga jeta Sabri Godo
Shkrimtari dhe politikani ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, e diela Ditë Zie Kombëtare
Përcillet me nderime në banesën e fundit Leka Zogu
Analistët: Zgjedhjet në PS... pa frymëzim
Marrëveshja me Serbinë, opozita kundër