E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Qeveria po fsheh të vërtetën mbi krizën

PS akuzon qeverinë se po fsheh të vërtetën mbi krizën financiare që ka prekur vendin. Deputeti Harasani tha se sulmet e fundit të qeverisë ndaj FMN e Bankës Botërore janë hakmarrje ndaj paralajmërimeve që ato kanë bërë. 

TIRANE- Partia Socialiste ngre alarmin se ekonomia shqiptare po hyn çdo ditë e më shumë në krizë. Deputeti i kësaj force Andis Harasani ka publikuar të dhëna të reja të cilat, të cilat sipas tij konfirmojnë se ekonomia shqiptare është seriozisht e prekur ku zërat kritik janë import-eksportet, por edhe kreditë e bankave si dhe zhvlerësimi i monedhës vendase.

“Të vjen keq kur shikon individë të paguar të cilët tregojnë se si u është rritur më pak përqindje pensioni dhe të gjithë kuptojmë se me ato pak lekë më shumë s’mund të blejnë asnjë ilaç apo ushqim me shumë, pasi çmimet rriten përditë. Ndoshta mund të blejnë vetëm minerale, pasi vetëm çmimi i mineraleve ka pasur rënie” tha deputeti i PS-së Andisa Harasani.

Më tej Harasanoi theksoi se “Të vjen keq kur shikon se si Ministria e Ekonomisë, pasi futi në kolaps të plotë sektorin energjitik, pasi la për mbi dy vjet të gjithë Shqipërinë në terr të plotë, pasi futi KESH në situatën më të rëndë financiare të 18 –viteve të fundit, mburret pasi ka importuar në një vit 4.5 herë më shumë se në 2003 dhe 2004 së bashku!”.

Horasani tha se arsyeja e sulmeve që qeveria ka marrë ndaj institucioneve si Banka Botërore apo FMN është pikërisht fakti se këto institucione kanë parashikuar prej kohësh këtë situatë të rënduar me të cilën po përballen sot shqiptarët dhe Shqipëria. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›