E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton fletën e votimit, elementet si në 2007

Komisioni qëndror i zgjedhjeve ka miratuar në parim projektvendimin për miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet e ardhshme. Fleta e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 28 qershorit, do të ketë të njëjtat elemente sigurie si ajo në zgjedhjet lokale të 2007-ës. 

TIRANE- Komisioni qëndror i zgjedhjeve ka miratuar në parim projektvendimin për miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet e ardhshme. Në mbledhjen e sotme anëtarët e komisionit qëndror kanë vendosur se fleta e votimit e cila do të përdoret në zgjedhjet e 28 qershorit, do të ketë të njëjtat elemente sigurie si ajo e përdorur në zgjedhjet lokale të 2007-ës.
Fleta e votimit do të jetë 30 cm e gjerë dhe 42 cm e gjatë. Fleta do të ketë dy shtresa për teëshmangur transprarencën e saj dhe do të jetë e përbëre nga fibra karboni ulktraviolet.
Gjithashtu projektvendimi për fletën e votimit për zgjedhjet e 28 qershorit parashikon formën e shkrimit, madhësinë, ngjyrën dhe elemente të tjerë përbërës. Përsa i përket përcaktimit të subjekteve politike apo koalicioneve që do të shënohen në fletë, komisioni e shtyu vendimin për në mbledhjen e ardhshme. Gjithashtu KQZ miratoi po në ketë mbledhje modelet e tabelave të rezultateve dhe strategjinë e trajnimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore në nivelet e dyta dhe të treta. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›