Manjani: "Deputete milionere te Rames"
Anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Ylli Manjani, deklaroi dje se Rama e nisi fjalen e tij si Fan Noli, por e mbaroi si Enver Hoxha. Ne nje prononcim per mediat anetari socialist deklaroi se ne kete Kongres, ku Rama vendosi te behej me Nolin, kishte ftuar edhe parti qe kane qene me Zogun, keshtu qe nuk e dime se me cilin eshte zoti Rama. "U cudita shume qe z. Rama dhe oligarkia qenkan keq, duke vdekur per buke, sepse une pres qe ne fund te ketij muaji, vetem nga deklarimi i pasurise se deputeteve te z.Rama, minimumi i parave fluide, ose te kapitalizuara do te jene diku tek 100 milione euro dhe une nuk e di se kush eshte ciniku dhe i varferi ne kete vend. Rama ka shume kriza e probleme per te zgjidhur dhe nje prej tyre eshte identiteti politik", tha Manjani. Per fatin e keq, tha ai, socialistet vazhdojne te mashtrohen nga nje demagog si Rama.