Harasani: Zgjedhjet me te mirat te zhvilluara ndonjehere
Deputeti socialist Andis Harasani, vlereson si te vetmen gje pozitive ne procesin zgjedhor te 8 majit, fushaten e Lulzim Bashes, duke e cilesuar si te qete dhe evropiane. Ne nje interviste per revisten "Klan", Harasani tha qartazi se fushata e Edi Rames nuk i pelqeu dhe se ishte nen nivelin e tij. Nga ana tjeter, socialisti vleresoi zgjedhjet e 8 majit, si me te mirat te zhvilluara ndonjehere. Nderkohe qe beri pergjegjes po Ramen, se nuk mbajti dot koalicione, por perkundrazi, edhe miqte i beri armiq, duke shkaktuar qe koalicioni "Aleanca per Qytetarin" te marre mbi 100 mije vota me shume ne rang vendi se koalicioni "Aleanca per te Ardhmen". Ai e vleresoi si spektakolar rezultatin e LSI-se ne zgjedhje, si dhe komenton gjendjen ne seline roze.
Zoti Harasani, Shqiperia mbajti zgjedhjet vendore te 8 maj. Ndonese ende nuk kemi nje rezultat perfundimtar te tyre, harta e fitoreve dhe e humbjeve eshte e qarte. Ne kendveshtrimin tuaj, si do ta vleresonit kete proces zgjedhor?
Per mendimin tim, keto zgjedhje nuk jane vetem shifra. Nje nga gabimet me te medha qe ka bere vazhdimisht klasa politike, eshte pikerisht ky: ka shpallur fitore dhe humbje duke u nisur vetem nga shifrat. Dhe sipas tyre, realisht fiton vetem klasa politike. Jo qytetari shqiptar. Veshtrimi tjeter dhe me kryesori ka te beje me standardet e zgjedhjeve, me ate steke te cilen deri me tani nuk e kemi kapercyer. Keshtu, qe perpara se te flitet per fitues dhe humbes ne keto zgjedhje, duhet nenvizuar se procesi qe po leme pas eshte nje nga me te miret e zhvilluar deri me tani. Me i miri. Fakti qe ka nje numer komunash dhe bashkish, ne te cilat fituesi dhe humbesi ndahen me tre apo kater vota, eshte nje tregues shume i forte se procesi ka qene i hapur dhe demokratik. Te jemi te vemendshem ne nje pike. Sa here kemi zgjedhje kujtohemi per semundjen tone ballkanike te hileve dhe justifikimit te tyre, kujtohemi se jetojme te ndare si dikur ne kohen e frontit komunist, por tani kerkojme te krahasohemi me standardet e zgjedhjeve ne Danimarke apo Suedi. Pra e thene ndryshe, zgjedhjet ishin transparente, te ndershme dhe demokratike, duke arritur standardet demokratike. Por sidoqofte, ata jane zhvilluar perseri ne kontekstin shqiptar, ku operojne votues dhe politikane me mendesi ende te ndryshme nga ato te vendeve te zhvilluara evropiane. Nese dikush me gjen dicka qe ne e kemi te barabarte me keto vende, qofte ne arsim, qofte ne shendetesi, qofte me mentalitet apo cfare do gje tjeter, atehere jam i gatshem te flasim dhe te shajme standardet e zgjedhjeve tona.
Lideri i opozites pas perfundimit te procesit, tha se keto ishin zgjedhjet me te mira ne ekran, por me te shemtuara ne terren. Per kryeministrin, keto zgjedhje arriten standardet evropiane. Nderkohe, fjale te mira jane thene edhe nga nderkombetaret. Cfare mungoi, ose nuk u realizua sipas jush?
Nuk di sesi ta komentoj kete deklarate te zotit Rama. Ai e ka pare fushaten edhe ne ekran, edhe ne terren. Une personalisht, per shkak te vendimit te kryetarit Rama, per te mos me angazhuar ne keto zgjedhje, e kam pare fushaten ndryshe. Une do te preferoja t'i referohesha deklarates se Misionit te Vezhguesve nderkombetare, qe dhane nje vleresim pozitiv per zgjedhjet dhe te mos behesha pjese e vleresimeve folklorike; sepse per shqiptaret ka rendesi vleresimi i "arbitrit" nderkombetar dhe jo se cmendojne "lojtaret" shqiptare qe duan te sillen edhe si "arbiter" dhe si "lojtar".
Duke i hedhur nje veshtrim hartes politike te Shqiperise pas rezultateve paraprake, rezulton se PS ka fituar dhe rikonfirmuar forcen tek bashkite e medha, ndersa PD ka marre voten popullore. Si do ta komentonit kete shperndarje te rezultatit?
Kur krahasoj zgjedhjet administrative ne keto kater vjet, me ngjan sikur shoh nje foto timen te vitit 2007. Une jam po une, por nga ajo kohe me mungojne disa kilograme peshe, me jane shtuar dhjetera "kilograme" libra te lexuar ne shqip dhe anglisht, me kane rene disi floket dhe me eshte shtuar pafund besimi se Shqiperia, eshte nje vend qe do te behet, edhe sikur nje gje te tille te mos e duan vete shqiptaret. Sic kam ndryshuar ne keto kater vjet une, por duke mbetur serish vetvetja, kaq ka ndryshuar edhe harta e re elektorale ne Shqiperi. Kemi fituar Kavajen per here te pare, por kemi humbur Rrogozhinen. Kemi fituar Lacin, por kemi humbur Golemin. Kemi fituar Rreshenin dhe kemi humbur Delvinen apo Librazhdin, e keshtu ka disa raste. Megjithate, ashtu sic ju thashe qe ne fillim, une nuk kam te njejten qasje, fitues-humbes si ajo qe behet zakonisht si bilanc pas zgjedhjeve. Ajo qe me dhemb, ka te beje me faktin se edhe keto zgjedhje do te prodhojne te njejten situate si ne 2007, kur PS morri qytetet e medha dhe fitoi ne qendrat me te medha urbane, por humbi ne komuna, qe palet do te vazhdojne te jete ende shume te ndara dhe ne konflikt dhe se rrenjet e krizes ne Shqiperi, nuk jane shkulur. Dhe akoma me e rende eshte tendenca e rritjes se diferences midis votave te koalicionit "Aleanca per Qytetarin" me koalicionin "Aleanca per te Ardhmen" ne favor te pushtetit.
Sipas jush, cila force politike i ka fituar zgjedhjet e 8 majit?
E kam bindje te thelle. Ne keto zgjedhje nuk ka fitues. Nuk ka fituar as partia ime, sic thote Rama dhe nuk ka fituar as PD-ja, sic thote Berisha. Politikisht nuk e kuptoj se cfare kane synuar partite, kur votuesi mbetet ende ne mes te rruges dhe nuk eshte i pari, sic i premtojne te dyja partite. Po ashtu nuk kuptoj se pse PD fali "te gjithe Shqiperine ne numer bashkish e duke u perqendruar vetem ne Tirane. Partia ime, ne strategjine e saj elektorale, serish nuk kuptoi se nuk i duhet nje komune ketu dhe nje njolle e kuqe aty me tutje. Nuk arriti te kuptoje perseri se nuk ndertohet nje harte fitimtare elektorale, pa ndertuar me pare nje program shprese dhe besimi se kur te vije opozita ne pushtet, do te punoje me mire se pozita e sotme.
E vetmja gje pozitive qe kam vene re ne kete proces, per mua ishte fushata e Lulzim Bashes. Ishte e qete dhe evropiane. Ndersa per here te pare dhe ketu ndoshta jam subjektiv, fushata e Rames ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine nuk me pelqeu. Dikur fushatat e tij kane qene vertet moderne per Shqiperine, plot ide dhe fantazi. Ramen e kane kopjuar vazhdimisht kundershtaret, por kesaj radhe ai ishte nen nivelin e tij. Kur kujtoj spotet e tij mendoj se ato kane probleme. Nuk e kuptova se cfare donte te thoshte kur lajmeronte se Shqiperia kishte nevoje per Edi Ramen. Me aq sa e njoh une Ramen, ai e di mire qe Shqiperia ka nevoje per shqiptaret dhe jo per nje individ qe ju premton se do t'u ndeze dritat aty ku shkel. Rama nuk eshte Jezu Krishti qe te ndeze dritat sic bente ne spot.
E prisnit qe PS-ja te dilte fituese ne disa nga bastionet e PD, si Lac, Kavaje, Krume, apo Burrel? Eshte merite e PS apo gabim i PD ky rezultat?
E prisja dhe e shpresoja fitoren ne Kavaje dhe Lac. Kruma elektoralisht eshte e majte. Kurse per Burrelin, fakti qe e njoh relativisht zonen, me bente gjithashtu optimist. E njoh personalisht kryetaren e re te bashkise, ndersa te gjithe kandidatet i kam pasur dhe vazhdoj t'i kem miq. Me shume se kaq mund te them se merita e PS-se do te jete nese do te vazhdoje t'i mbaje edhe neser keta kryetare dhe sidomos, nese do te rikonfimoje nje rezultat te ngjashem ne vitin 2013. Kjo do te jete thelbesore. Ashtu si do te jete merite e PD-se, nese do te beje te njejten gje me Rrogozhinen dhe Pezen dhe i trajton ato jo sipas raportit te njerkes me femijet e nenes. Ajo qe nuk e prisja, ishte fitorja e PS-se ne Durres. Ishte nje fitore shume e thelle, e papritur dhe befasuese. Te pakten ne keto permasa. Nje fitore si ajo e Durresit, me ato numra qe prodhoi, eshte nje fitore qe meriton respekt.
Kujtoj se koalicioni i djathte "Aleanca per Qytetarin" ka marre rreth 100 mije vota me shume se koalicioni i majte "Aleanca per te Ardhmen". Perse ka ndodhur kjo, sipas jush?
Ne maj, ka ndodhur e njejta gje dhe per te njejtat arsye si ne zgjedhjet e 2005, 2007, 2009, pa aleanca nuk fitohen zgjedhjet. E vetme, asnje parti politike ne Shqiperi nuk vjen dot ne pushtet. Me vjen keq qe kete gje e kuptoi ne te gjitha rastet Berisha me mire se PS-ja. Berisha beri miq dhe aleate edhe armiqte e tij te betuar ne 2005 dhe tani, kurse PS-ja edhe miqte e saj i shpall armiq. Njeri bashkon, tjetri ndan. Keto jane dy filozofi te ndryshme. Ndaj eshte kjo diference ne shifra.
Si e shihni rezultatin e Levizjes Socialiste per Integrim ne keto zgjedhje, e cila ka prekur thuajse 120 mije vota ne rang vendi?
Ishte nje rezultat spektakolar dhe i (pa)pritur. Nje rezultat mjaft i mire per nje parti per te cilen nuk vinte bast askush, por e votuan mbi 100 mije shqiptare. Por qe kjo situate e re qe krijoi LSI ne keto zgjedhje te quhet komplete, keto shifra duhet te rikonfirmohen ne zgjedhjet e 2013-es. Kam bindjen se LSI do te duhet te ristrukturohet per te perseritur kete rezultat.
Duke u fokusuar ne procesin me te nxehte te zgjedhjeve, ate per Bashkine e Tiranes. A ju befasoi ky rezultat me vetem 10 vota diference mes Rames dhe Bashes?
Nuk eshte gje e re. Ne kete rast po theksoj shifrat. E dini sa eshte diferenca e koalicioneve ne krahasim me zgjedhjet e 2009-es. Vetem 240 vota me shume per opoziten. Eshte riperseritur 2009-ta dhe kjo tregon se votuesit tiranas, nuk ndryshojne lehtesisht, por ne krahasim me 2007 e majta eshte e percare dhe prandaj rezultati eshte i balancuar. Ndaj dalim serish ne ate cfare thame me siper. Sa te rendesishme jane aleancat ne zgjedhje. Nga kjo pikepamje, ky rezultat nuk me ka befasuar.
Sa vlere do te kishte nje fitore me 10 vota me shume, kur ne 3 perballjet e meparshme Rama ka fituar me diference 20 mije vota?
Ne radhe te pare, do te prisja dhe pak dite qe ta quaj fitore te Rames, ndeshjen per Tiranen. Do te pres me shprese vendimin e KQZ-se dhe ndoshta edhe ate te Kolegjit Zgjedhor, nese do te kete ankimim, sipas Kodit. Nga ky moment, pyetja juaj ka dy pergjigje. E para, si ne futboll, nje fitore 1 - 0 dhe 13 - 0, marrin te dyja vetem tre pike. Problemi eshte se cfare arrin me kete fitore. Qendron ne krye te tabeles apo te mjaftojne per te mos rene nga kategoria. PS-ja hyri ne keto zgjedhje me premtimin se do t'i kthente ato ne referendum popullor, por kjo gje nuk u arrit. Premtoi se do te clironte keshillin bashkiak, por e humbi perseri ate. Sinqerisht, nuk di se cfare do te zgjidhte per Tiranen dhe Ramen vetem fitorja e tij.
Si e interpretoni faktin se PS-ja u rikonfirmua bindshem thuajse ne te gjithe Shqiperine, pervecse ne Tirane ku diferenca e ngushte thuajse rrezikoi mandatin e kryetarit Rama? Gabim i tij, fushate e mire e Bashes apo cfare tjeter...!?
Tirana ka nje shpjegim qe nis me fushaten e mire te Bashes dhe kandidatin e dobet qe pati PS-ja. Ne Tirane, njerezit jane te lodhur nga shume gjera. Kujt i ka rene rruga ne Sheshin Skenderbej dhe nuk merzitet, socialist apo demokrat te jete?
PS-ja gjithmone eshte shprehur se keto zgjedhje ishin politike. Ky rezultat i 8 majit, a eshte baze e forte per ta sjelle ate ne qeveri ne 2013?
Jo. Nuk e mendoj kete rezultat si nje baze te forte per pushtetin ne 2013-en. Keto ishin zgjedhje lokale dhe nuk u bene dot zgjedhje politike. Keto zgjedhje prodhuan dhe nje kontradikte te madhe. Te dyja partite moren sherbimet e strategjisteve me te mire te fushatave, harxhuan para pa fund per spote dhe gjera te tjera dhe nuk u kujtuan te ndalojne ne nje kinkaleri te thjeshte per te blere nje nga numeratoret me gogla. Qe te numeronin shpejt dhe sakte voten.
Disa dite para zgjedhjeve, ju keni qene i ashper me liderin socialist. Jeni shprehur se ai nuk perjashton askend nga partia, por i perjashton nga punet e partise. Ju vete, si ndiheni ne pozicionin tuaj ne PS?
Kurre dhe asnjehere nuk kam qene i ashper me kryetarin e partise sime. Dhe nuk kam arsye qe te jem i ashper. Kam thene po ato gjera qe kam thene ne vite si nje nga miqte dhe bashkepunetoret e tij. Ajo qe mund te beje pershtypje eshte fakti qe une them me ze te larte ate qe e mendojne dhe shume kolege te tjere, por e thone vetem ne kafene. Jam i ri ende ne moshe, por mjaftueshem i vjeter ne politike per te ndryshuar. E vetmja gje qe nuk do te beja kurre eshte qe per hir te interesave te rastit dhe te castit te mos them ate qe mendoj. Keshtu do te mund tu fshihesha te tjereve, por nuk do ti shpetoja dot qortimit te pasqyres kur dal para saj njehere ne dy dite qe te rruaj mjekren. Dhe te mendosh qe nuk behet fjale vetem per pasqyren e shtepise, por dhe per ato dhjetera e qindra pasqyra qe ju dalim perpara perdite. Eshte ceshtje karakteri. Ne fakt, une kam mbajtur te njejtin qendrim qe kam pasur qysh ne fillim, por shikoj se shume te tjere ndjehen keq nga qendrimi im tani qe Rama eshte kryetar dhe kjo me ben te ndjehem jo mire me pozicionin e disa kolegeve te mi ne PS, qe dikur silleshin ndrysh nga sot. Per me teper, kur kujtoj se paku keto dy vjetet e fundit, me vjen shume keq per te gjitha ceshtjet e debatuara kam pasur te drejte. Do te doja te ishte ndryshe. Por kisha te drejte per bojkotin e parlamentit, kisha te drejte per greven e urise, per mungesen e programit, per menyren sesi duhet te benin lufte parlamentare. Kisha te drejte per mungesen e aleancave, per shume nga kandidaturat qe hyne ne garen e majit dhe jam i bindur, se kam te drejte kur mendoj se historia e PS nuk fillon ne momentin qe Rama u be kryetar i saj dhe kur ai do te largohet nje dite, kur do qofte ajo dite. Ky eshte nje mesim i thjeshte i historise, por qe ne PS nuk duan ta shohin per interesa te rastit dhe te castit. Duke thene te gjitha keto gjera, dua te kujtoj dhe nje fakt tjeter. Kam permendur komunen Gose ne Rrogozhine. Ne Tiranen e politikes se "madhe", te gjithe do te qeshnin me Gosen e vogel qe qendron larg rremujes dhe parfumeve te politikes. E megjithate, ne kete komune, zgjuarsia e votuesit e beri te veten dhe vuri ne kandarin e ashper te votes edhe veprimet politike te deputeteve, edhe te kryetarit te ikur.