PS vazhdon trazirat te KQZ. Rama: Fitoren e dua une ose do nxjerr njerezit ne rruge
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, paralajmeroi dje protesta ne gjithe vendin per largimin e qeverise, nese mazhoranca vazhdon numerimin e votave per zgjedhjet ne Tirane duke qartesuar se ai e do fitoren pa vazhduar ky proces. Ne nje deklarate dhene mbremjen e djeshme, Rama u shpreh se qytetaret do te thirrjen ne gjithe vendin kunder qeverise. "Rezistenca qytetare do te perhapet ne te gjithe Shqiperine, qytetaret e lire e te forte te ketij vendi do te thirren ne pershkallezimin e betejes demokratike per largimin perfundimtar te qeverise", tha kreu i PS-se. Kryesocialisti ka shtuar gjate fjales se tij, se mazhoranca po thellohet gjithnje e me teper ne shkelje ligjore. Ai ju referua deklarates se bere dje nga kreu i mazhorances, duke theksuar se kryeministri duhet te degjoje apelet e nderkombetareve. "Saliu sot vazhdon ritualin e percartjes se vet, ben sikur si kupton ftesat e miqve nderkombetare per garantimin e lirive te drejtave te njeriut. Ben sikur se shikon qe dhe misioni i ODIHR foli qarte. Saliu ben dhe sikur nuk ka lidhje me historine e ketij vendi qe po vuan me marrezine e tij dhe vazhdon historine e percartjes me maskarada te votave", u shpreh kryesocialisti. Ne deklaraten e tij, kreu i selise roze u shpreh se kjo eshte nje beteje per voten e lire, te cilen opozita do ta mbroje me cdo kusht. Ai theksoi se prekja e votes eshte nje shenje alarmi qe duhet kuptohet nga te gjithe shqiptaret. "Ne u garantojme gjithe mbeshtetesve tane se do ta mbrojme voten deri ne fund me cdo sakrifice, se s'mund ta leme demokracine, as endrrat dhe shpresat e shqiptareve te mbyten ne gjellen e piste te Saliut. Pa prekshmerine e votes se lire nuk ka me as Kushtetute te paprekshme, as ligj te paprekshem, as liri dhe te drejta te paprekshme", tha dje Rama. Me tone te ashpra, Rama shtoi se qytetare do te shtojne rezistencen tyre perballe institucioneve qe sipas tij nuk zbatojne ligjin. "E siguroj Saliun se as dhunimi i institucioneve dhe as dhuna e ushtrimit nepermjet institucioneve nuk do t'i rezistojne dot rezistences qytetare. Shqiperia ka 20 vjet qe vuan nga kriza e votes. Ne do e cojme deri ne fund kete perballje, mes nje njeriu qe po turperon Shqiperine haptazi, duke kthyer voten ne nje paralize per vendin dhe ne qe kerkojme me te miren per te ardhmen", tha dje Rama. Kreu i selise roze ka theksuar se me ane te Bashkise se Tiranes, mazhoranca synon te gjunjezoj gjithe opoziten. "Saliu synon jo vetem Bashkine e Tiranes, por gjunjezimin e opozites, pushtimin e institucioneve, frikesimin e popullit, por ai harron, Shqiperia nuk eshte Tunizi as Bjellorusi", tha Rama.