E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi ben thirrje per qetesi dhe ligj

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi u beri sot thirrje gjitha paleve politike te interesuara per zgjedhjet qe te ruajne qetesine dhe te largohen nga tensionimet per te treguar kulturen demokratike europiane. Presidenti Topi i beri keto komente pas nje takimi ne mesdite me ambasadoret e SHBA OSBE dhe BE.

Presidenti Topi tha se vertet komisionet zgjedhore jane ndertuar nga PD dhe PS me pjesemarrje dypartiake ndwrsa detyrimi i tyre per te zbatuar ligjin nuk eshte partiak por eshte kushtetues. Zoti Topi tha se ai dhe diplomatet perendimore jane te shqetesuar per rritjen e emocioneve politike qe shkaktuan episode force te padenja.

Klasa politike udheheqesit politike duhet ti kthehen ndergjegjes civile ti trajtojne gjerat ashtu sikurse e thote Kushtetuta dhe ligji te bien ne nje terren qytetar te mos krijojne asnje lloj situate tensioni Dhe pastaj gjithcka do te vendoset sikurse e parashikon ligji dhe vetem ligji. Ne nuk jemi ne epoken para ligjit. Ne jemi ne epoken kur ka ligj dhe ligji eshte i detyrueshem te respektohet nga cilido pa paragjykuar askend tha presidenti Topi. Ai theksoi se vecanerisht ne keto caste eshte shume e rendesishme qe njerezit ti drejtohen ligjit dhe vetem ligjit sepse kjo eshte thelbesore per demokracine shqiptare.

Kryeministri Sali Berisha kerkoi po ashtu qe institucionet shteterore te bejne me kujdes e perkushtim detyrat e tyre ligjore. Zoti Berisha deklaroi se rezultatet e votimeve jane shume te ngushta dhe pikerisht kjo eshte nje prove per institucionet demokrattike.

Kjo eshte nje gare e ngushte e ndare ne variantin e pare me 10 vota ne variantin e numerimit te votave te panumeruara ne mbi 70 vota. Kjo nuk eshte nje prove e thjeshte per cdo vend eshte nje prove e rendesishme nje prove e vertete ndaj dhe le te deshmojme ne se demokracia se ligji se shteti ligjor mund dhe do te zgjidhe edhe kete problem delikat ne interesin e te vertetes ne interesin e vendit. Ky rezultat i ngushte i pa precedent ne 20 vitet e fundit eshte edhe nje prove e paprecedente per institucionet e vendit. Le te shprehim ne besimin e plote se kete prove po e kapercejme me sukses te vertete jashte cdo lloj presioni jashte cdo lloj ndikimi le te ndjekim ne punen e ketyre institucioneve si rrugen e vetme dhe te sigurte per ti dhene zgjidhjen me te mire ligjore problemit kesaj gare kaq te ngushte tha zoti Berisha.

Deputete dhe perkrahes te opozites organizuan edhe sot nje tubim para KQZ per te kundershtuar vazhdimin e numerimit te votave te hedhura gabim neper kutite e votimit. Edhe pse nen diell te nxehte folesit deputete mbajten fjalime te gjata para disa qindra perkrahesve te tyre duke kundershtuar procedurat e numerimit ne KQZ dhe tani po behet e zakonshme qe ata grumbullohen aty disa ore paradite dhe disa ore ne mbremje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›