Harasani, aktiv ne komisione. "Une jam votuar si deputet"
Deputeti socialist, Andis Harasani, jo vetem qe doli jashte vendimit te grupit socialist per te marre pjese ne seanca plenare, por ai eshte aktiv edhe ne komisionet parlamentare te Kuvendit. Harasani, diskutoi dje ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise ne lidhje me projektligjin per "Inspektimin ne Republiken e Shqiperise", duke dhene edhe opsionet e tij per te. "Une respektoj vendimin e elektoratit shqiptar qe me ka votuar. Nuk po bej asgje tjeter, pervec asaj qe po bejne edhe miqte e mi ne bashkite me te medha te vendit", tha Harasani, i cili per kete ceshtje akuzon kreun socialist Edi Rama se po aplikon dy standarde, bojkotuese per deputetet dhe jo bojkotuese per kreret vendore te zgjedhur nga opozita. Harasani tha se nuk eshte ne dijeni fare te vendimit te grupit socialist per bojkotin ndaj institucionit te Kuvendit ne teresi, pasi nuk eshte thirrur fare te marre pjese ne mbledhjet e tij. "Une nuk e lidh mandatin tim me mandatin e kreut te bashkise se Tiranes. Une jam votuar vec, ai eshte votuar vec. Ne komisione, une diskutova per projektligje te rendesishme dhe bera kerkesa dhe pyetje per me shume transparence", sqaroi Harasani. Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ekonomise dhe Financat u shqyrtua projektligji per "Inspektimin ne Republiken e Shqiperise". Sistemi i inspektimit ne Shqiperi, rezulton te kete mangesi ne arritjen e qellimit te parandalimit te risqeve dhe ndeshkimin e shkeljeve te rregullave. Nderkaq keto mangesi krijojne nje kosto shtese te padobishme mbi veprimtarine e bizneseve. Bazuar ne keto perfundime, qeveria ndermori nje reforme te thelle te inspektimeve per te mundesuar arritjen e njekohshme te dy qellimeve baze, qe jane rritja e efektivitetit te trupave inspektuese ne parandalimi i risqeve dhe uljen e barres administrative dhe kostove mbi veprimtarine e biznesit, qe perben edhe risine e kesaj reforme. Anetaret e komisionit diskutuan gjate ne lidhje me projektligjin dhe e miratuan ate ne parim. Ne mbledhjet e ardhshme komisioni do te vijoje me shqyrtimin dhe miratimin nen dhe ne teresi te projektligjit ne fjale. R. Rapushi