Tiranë, plagoset 78-vjeçari, në komisariat familjarët
Plagoset me thikë në orët e mbrëmjes së sotme në Tiranë, shtetasi Vasfi Kreka, ndërsa sipas versionit paraprak te policise, dyshohet se mund te jete veteplagosur, pasi 78-vjeçari vuante nga skleroza.
78-vjeçari i cili është jashtë rrezikut për jetën, është shoqëruar për në spital, ndërkohë që uniformat blu bëjnë me dije se Kreka mund te jete vetëplagosur, madje për këtë, janë shoqëruar në komisariat dhe familjarët e tij.
Duke iu referuar burimeve për “Ora News”, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shemsie Haka”, ndërsa i plagosuri, i cili ka marrë plagë të rënda, ndodhej brënda banesës ne te cilen jetonte.