E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani do garojë për kreun e PS-së së Tiranës?

Lajmin e bëri të ditur vetë deputeti në një prononcim për televizionin “NEWS 24”. Harasani gjithashtu tha se nuk është etike që Saimir Tahiri, aktualisht kryetar i komanduar për Tiranën, të jetë kandidat në zgjedhjet e degës më të madhe të socialistëve.

“Nuk besoj se është etike dhe demokratike që personi i komanduar të jetë kandidat në zgjedhje. Gjithsesi në momentin që do shpallen kandidaturat, do shikoj dhe unë çdo bëj me kandidaturën time. Është ende herët për të folur, por të gjitha mundësitë janë për po”,- deklaroi Harasani.

Harasani gjithashtu thotë se zërat kritik ndaj lidershipit të PS-së nuk kanë asnjë qëllim të përçajnë socialistët, por synojnë ta bëjnë këtë forcë politike sa më të fortë./Start/

                                                                                             2011-11-27 15:29
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›