E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shisnin diplomat, pranga 3 arsimtarëve

Sot nga Seksioni Kundër Korrupsionit në Policinë e Kryeqytetit është finalizuar operacioni policor i koduar Gjimnazisti. Në kuadër të këtij operacioni i realizuar në aplikimin e metodave speciale të hetimit, u arrit identifikimi dhe kapja tre personave në Paskuqan, në afërsi të rrugës Siri Kodra në Tiranë.

Sipas policisë është marr masa e arrestit në flagrancë shtetasit Bashkim Leti, 40 vjeç, banues në Martanesh, me detyrë Drejtor i Shkollës së Mesme të Përgjithshme Jani Fullani në Krastë të Martaneshit, Kadri Gjoni,  48 vjeç,  banues në Tiranë, ish Drejtor i  Shkollës së Mesme të Përgjithshme Jani Fullani në Krastë të Martaneshit, aktualisht me detyrë mësues i lëndës së Historisë në Shkollën  9 Vjeçare Yzberisht dhe Sajmir Levonja, 36 vjeç, banues në Tiranë,

Këto shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri tjetrin, pasi merrnin kontakte me persona të interesuar, të cilët nuk kishin përfunduar shkollën shisnin diplomat e shkollës së mesme kundrejt shumave nga 200 mijë deri më 400 mijë lekë të rinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›