E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani jashte liste Per mua eshte dytesore


Pas kongresit nga ku u zgjodh Asambleja, për Partinë Socialiste zgjedhja e kryesisë së re merr një rëndësi për drejtimin e punëve te kësaj force politike.

Zyrtarisht ende s'janë publikuar emrat e 25 kandidatëve të kryesisë së re, të cilët më 2 dhjetor do të votohen nga Asambleja.Por që prej dy ditësh në median e shkruar janë publikuar emrat e mundshëm të kandidatëve, ku krahas prurjeve të reja mungojnë emrat e dy deputetëve Andis Harasani dhe Kastriot Islami nga Lëvizja për Mendim Ndryshe.

Në një prononcim për Top Channel, deputeti Harasani më shumë rëndisi i jep fitores të së majtës në 2013, se sa qënies apo mosqënies pjesë e kryesisë së re.

"Ajo nuk është një listë zyrtare, por besoj se nuk ka asnjë lloj rëndësie lista.Që nga momenti që kam hyrë në PS e deri më sot do të vazhdoj të punoj për fitoren e PS, për demokratizimin e jetës politike në vend, demokratizim që mua duhet të nisë nga PS. Jam krenar, besoj unë dhe të gjithë miqtë e mi, të gjithë ata që më kanë mbështetur, socialistët me të cilët kam folur, i kemi fituar betejat publike pra, atë cka ne kemi kërkuar të bëjë është bërë dhe mendoj, se kjo është rruga që duhet të vazhdojmë për të demokratizuar akoma më shumë PS për ta kthyer në një parti të vërtetë demokratike dhe për ta bërë të gatëshme për të fituar zgjedhjet e ardhëshme të 2013-tës. Se kush është në lista, se kush votohet e se kush nuk votohet këto janë gjëra të një rëndësie të dytë”, tha Harasani.

Javën e shkuar kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi nga anëtarët e sapozgjedhur në Asamblenë Kombëtare t'i dërgojnë drejtpërdrejt propozimet e tyre të mundshme për kryesinë e re të partisë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Haxhinasto në Kor. e Jugut: Forcim i bashkëpunimit
Numri dy i qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ndodhet për një vizitë në Korenë e Jugut, ku vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe siguroi palën koreane për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për t’i forcuar dhe zhvilluar ato edhe më tej në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Topi: Bashkëpunim për të ndërtuar të ardhmen
Kreu i vendit deklaron se të gjithë, pavarësisht bindjeve, duhet të bashkojmë përpjekjet për Shqipërinë, për të ndërtuar një vend sa më dinjitoz për të ardhmen e brezave.
Koalicioni brenda së majtës antagoniste
Bledar Kurti - Pas publikimit të librit me titull “Kurban” të kryetarit të opozitës, Edi Rama, dhe pas komenteve të tij në emisionin “Top Story” në lidhje me figurën e Ilir Metës, javën e kaluar u ngrit një debat publik spekulativ mbi një koalicion të mundshëm PS–LSI për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ku na mbet demokracia?
Leart Kola - Bankat, ato që realisht e drejtojnë demokracinë liberale në Perëndim, e humbën durimin me demokracinë. Prifti: Me Metën dhëmb për dhëmb
Dritan Prifti hodhi poshtë akuzat se ka favorizuar një kompani, pronari i së cilës ishte aksioner me të shoqen e tij në një kompani tjetër. Me vërtetim të QKR-së në dorë, Dritan Prifti tha se bashkëshortja e tij i kishte shitur aksionet në këtë kompani kur ai ishte bërë ministër.

Lajmet kryesore

Topi: Bashkëpunim për të ndërtuar të ardhmen
Merr titullin "Qytetar Nderi" i Burrelit
Ivanovic: Duam pavarësinë e veriut
BE: Jo ndarjes së Kosovës
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Shfrytëzimi i lumenjve në Shkodër, merren masa

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›