Harasani Te parashikohen fonde per KESH-in ne buxhet

Deputeti i Partisë Socialiste, ish-drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Elektro-energjitike Shqiptare, Andis Harasani thotë se qeveria duhet të ndryshojë urgjentisht buxhetin e vitit të ardhshëm, për t'i paraprirë krizës energjetike.
"Ne si grup parlamentar i Partisë Socialiste do të kërkojmë në parlament gjatë seancës së buxhetit, që të parashikohen fondet në buxhet, në mënyrë që KESH-it t'i krijohet mundësia për të importuar energjinë", thotë Harasani.
Zoti Harasani thotë që debitorët duhet t'i paguajnë korporatës borxhet që i kanë, cka do të lehtësonte paksa financat e KESH-it.
"Duhet që CEZ-i të paguajë menjëherë faturën, i detyrohet një borxh shumë të madh 45 milionë dollarësh KESH-it, Të parashikohen fondet në buxhet, në mënyrë që KESH-it t'i krijohet mundësia për të importuar energjinë
Andis Harasani
Deputet i Partise Socialiste të cilin duhet ta paguajë, sepse janë konsumatorët shqiptarë, të cilët paguajnë të fundit dhe ndërkohë KESH-i duhet të marrë të gjitha masat që të sigurojë kontratën për energjinë e nevojshme gjatë muajve të dimrit, që parashikohen të jenë të thatë", tha Harasani.
Andis Harasani thotë se për sa kohë Shqipëria nuk do të investojë në burime të reja energjetike jo vetëm ujore, do të jetë gjithmonë e rrezikuar nga krizat.
Vendi drejt krizës energjitike
Shqipëria po shkon drejt një krize të rëndë energjitike, për shkak të thatësirës së zgjatur që ka shteruar rezervat ujore ne basenet e hidrocentraleve.
Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rënë në 260 metër dhe vazhdon të bjerë për shkak të prurjeve të papërfillshme, në nivelet më të ulëta historike. Në nëntor prurjet ishin vetëm 34 metër kub në sekondë nga 204 metër që ka qenë mesatarja 50-vjecare e këtij muaji. Të gjitha hidrocentralet e kaskadës prodhojnë aktualisht vetëm 6 milionë kilovat orë në ditë, ndërkohë që konsumi është në nivele maksimale gati 4 herë më shumë.
Në këtë situatë, Korporata Elektroenergjetike është detyruar të importojë sasi të mëdha energjie. Aktualisht importi i energjisë ka arritur rekordin historik, gati 17 milionë kilovat orë në ditë, duke bërë qe Korporata, e drobitur financiarisht, të shpenzojë 30 milionë euro ne muaj, për të blerë energji. Kjo situatë vazhdon qe nga fillimi i vitit. Në total, gjatë gjithë vitit, KESH ka prodhuar 3.7 miliardë kilovat orë në vend, ndërsa është detyruar të importojë 2.6 miliardë të tjera. Për shkak të kësaj situate, KESH është në vështirësi urgjente financiare.
Energjia
ERE: Denonconi CEZ
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia CEZ njofton ndërprerje dritash për tre javë
Monopoli privat i shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ Shpërndarje, njoftoi të martën se do të ndërpresë furnizimin me drita për dy-tri orë në ditë për tre javët e ardhshme në disa lagje perëndimore dhe veriore të Tiranës si pasojë e disa punimeve në rrjet, bën të ditur gazeta ‘Shqip’.
HEC-et në privatizim vlejnë 300 milionë
Katër hidrocentralet që qeveria dëshiron të privatizojë për 100-150 milionë euro, mund të kushtojnë dy herë më shumë në rast se do të ndërtohen tani dhe kanë një jetëgjatësi prej së paku 250-300 vjet, bëjnë të ditur ekspertë të energjisë për “Shqip” duke kundërshtuar shitjen e një “pasurie kombëtare të pazëvendësueshme,” siç e konsiderojnë ata.
Samiti i vendeve të PABSEC-ut
Forumi i dytë i investitorëve të Detit të Zi, i cili mblodhi në Tiranë rreth 400 sipërmarrës të vendeve anëtare të Detit të Zi, të Turqisë dhe Shqipërisë, u konkretizua me dhjetra marrëveshje tregtare mes investitorësh. Biznesi, pa para edhe në 2012-ën
Partia Socialiste akuzoi qeverinë se nuk ka parashikuar shlyerjen e detyrimeve të papagaura ndaj biznesit as në buxhetin e vitit të ardhshëm. Papadhimos: Reforma për të mbetur në euro
Greqia duhet të nisë aplikimin e programit të reformave në mënyrë që të mund të vazhdojë qëndrimin në zonën e euros.
Lajmet kryesore
Piramida në Kushtetuese
Fillon shqyrtimi i padisë së Partisë Socialiste
BE: Jo ndarjes së Kosovës
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Shfrytëzimi i lumenjve në Shkodër, merren masa