Harasani refuzon postin, Rama: Nuk duhet të mbytemi në një lugë ujë
Beqja: Si duhen lexuar rezultatet e votimit për strukturat e PS-së
Sekretari për Programin Politik në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, vlerësoi dje se rezultati i votimit duhet lexuar me shumë vëmendje nga të gjithë, sidomos ata që u votuan. Në një intervistë për gazetën Shekulli, një prej zyrtarëve të lartë socialist tregon se një shumicë dërmuese ndodhet në lidership se dimë të dallojnë rivalitetin normal politik nga shpërdorimi i lirisë individuale në kurriz të respektit për bashkëjetesën kolektive. Sipas tij, tejkalimi me lirinë individuale vazhdoi edhe në Asamblenë Kombëtare kur dy – tri vetë nuk morën pjesë në votim edhe pse ishin prezent në pjesën e parë të mbledhjes së asamblesë.
Zoti Beqja, kryesocialisti ju ka besuar detyrën e sekretarit të Programit Politik, ndërsa Asambleja Kombëtare ju votoi

Ilir Beqja
duke ju përkrahur me rreth 80% të votave. Si jeni ndjerë pas gjithë këtij procesi?
Çdo detyrë është njëherësh edhe vlerësim, edhe përgjegjësi. Është edhe moment i veçantë në karrierën profesionale apo, aktualisht në rastin tim, në karrierën politike. Për rrjedhojë jam i ndjerë i vlerësuar që midis shumë shoqesh dhe shokësh të mundshëm, kryetari Rama vlerësoi se detyrën e sekretarit të Programit mund ta kryej unë, si pjesë e ekipit të sekretariatit të Partisë Socialiste. Jam i bindur se Rama se në përzgjedhjen e formatit të sekretariatit dhe të ekipit të sekretarëve ka pasur parasysh çfarë Partia Socialiste duhet të bëjë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Unë ndjehem i kënaqur, sepse, me sa duket, puna ime 4-vjeçare si nënsekretar i programit ka qenë e tillë sa kryetari Rama mendon se mund ta çoj më tej këtë detyrë. Rezultati i votimit është edhe vlerësim, edhe përgjegjësi. Pavarësisht se nuk ishte konkurrencë e drejtpërdrejt, 3/4 anëtarëve të asamblesë gjykuan se unë mund ta kryej detyrën e sekretarit për programin. Shumë prej atyre që më votuan u caktuan nga asambleja edhe për të drejtuar grupet tematike për çështjet e programit. Por, detyra është edhe përgjegjësi. Është edhe ngarkesë. Unë jam shumë i motivuar për ta realizuar me sukses këtë detyrë.
Cila do të jetë detyra dhe sfida juaj e ardhshme në një prej pozicioneve të rëndësishme në PS?
Detyra është përgatitja e programit elektoral të partisë për zgjedhjet e ardhshme. Ky program do të ketë në vetvete edhe pjesën përbërëse të programit të ardhshëm qeverisës. Baza e nisjes është shumë e mirë. Është programi i 5 nëntorit 2011. Por, tashmë sfida është që programi elektoral duhet, jo vetëm të jetë po aq i mirë sa programi politik, por duhet të jetë program fitues. Që të jetë po aq i mirë sa programi i 5 nëntorit e ndjej detyrim ndaj atyre socialistëve që më kanë votuar si anëtar asambleje dhe si sekretar për programin. Që të jetë fitues është detyrim për Shqipërinë. Vendi ndodhet në një tatëpjetë rrënimi ekonomik dhe demokratik, prandaj jemi të bindur se duhet një rilindje për Shqipërinë.
Nga kjo rilindje do të mund të përfitojë çdo shqiptar, edhe ata që nuk do të votojnë për ne. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare u miratuan edhe një listë minimale tematikash ku do të përqendrohet puna për detajimin dhe shtjellimin e programit. Kjo listë do të plotësohet në ditët në vijim, në mënyrë që në fillim të janarit të kemi formuar grupet e punës për çdo çështje dhe të kemi hartuar axhendën e punës të çdo grupi.
Si do ti vlerësonit punimet e Asamblesë Kombëtare në të cilën u zgjodhën strukturat e reja?
Punimet e Asamblesë ishin serioze, korrekte nga pikëpamja staturore, demokratike dhe produktet ishin të pjekura. Ashtu siç di të bëjë Partia Socialiste dhe siç nuk di të bëjë asnjë parti tjetër politike në Shqipëri. Ne treguam se në drejtim të përmirësimit të funksionimit të partisë, të analizës serioze konsolidimit të demokracisë së brendshme jemi në garë të vazhdueshme, edhe pse, për fat të keq të demokracisë shqiptare, vetëm me veten tonë. Ngritja e Këshillit Politik dhe Komitetit të Përfaqësimit të Territoreve ishin edhe reflektim i çfarë ka munguar deri tani. Rezultati i votimit duhet lexuar me shumë vëmendje nga të gjithë, sidomos ne që u votuam.
Votimi tregoi se në shumicë dërmuese jemi aty sepse kemi përqafuar një program, se dimë të dallojmë rivalitetin normal politik nga shpërdorimi i lirisë individuale në kurriz të respektit për bashkëjetesën kolektive, se dimë të pranojmë gabimet dhe të mos biem në përsëritje të tyre. Megjithatë tejkalimi me lirinë individuale, sipas mendimit tim, vazhdoi edhe dje kur dy – tri vetë nuk morën pjesë në votim edhe pse ishin perezent në pjesën e parë të mbledhjes së asamblesë.
Po eksperimentimin e numërimit elektronik si do ta konsideroni?
Numri elektronik ishte shprehje e vullnetit politik të PS për të përmirësuar çdo proces votimi në Shqipëri. Makina e zgjedhur për të eksperimentuar nuk ishte një makinë krejt e përshtatshme për të lexuar një vullnet zgjedhësish. Ajo makinë përdoret në Tiranë për të lexuar optikisht testime studentësh, ku, siç dihet, për të dhënë një përgjigje duhet të zgjedhësh midis disa opsioneve dhe të shënjosh në një vend të caktuar. Në zgjedhjet e Kryesisë, makina ishte instruktuar të lexonte optikisht shenjat e vendosura brenda kutive të përcaktuara.
Por, ashtu si në votime të përgjithshme, ka një vlerësim të dytë për ato raste kur zgjedhësi nuk respekton kutinë, por vullnetin e tij e shpreh qartë. P.sh. përbri emrit shkruan Po apo Jo. Këtë rast makina në fjalë, jo vetëm nuk ishte instruktuar të lexonte shenja jashtë kutisë, por nuk kishte ndonjë një sirtar të veçantë ku të depozitoheshin fletët ku kishte shenjë jashtë kutisë, që më tej syri njerëzor të lexonte vullnetin e votuesit. Në vende të ndryshme të botës, kjo infrastrukturë zgjedhore përdoret me sukses prej shumë vitesh. Kjo është ajo çfarë ndodhi dhe, prandaj, unë nuk pajtohem me ato zëra që spekulonin se votimi elektronik dështoi.
Një prej vendimeve të asamblesë ishte dhe ngritja e 21 grupeve të punës për të punuar me programin politik. Cila do të jetë detyra konkrete e tyre?
Grupet e punës po do të punojnë për të hartuar programin elektoral e qeverisës të PS për heshtjet respektive. Për të vjelë mendimin më të mirë profesional në vend, për të mësuar nga eksperiencat më të mira ndërkombëtare dhe për ti harmonizuar me realitetin shqiptar dhe parimet politike të programit të 5 nëntorit. Më tej këto grupe pune do të kenë edhe detyrën të shpjegojnë para shqiptarëve propozimet konkrete të programit të PS-së për çështje të ndryshme me interes për grupime apo shtresa të caktuara. Këto grupe do të bashkëpunojnë edhe me aleatët për të përputhur interesat e PS-së me ato të partive të tjera të koalicionit tonë.
Kryetari i grupit për Energjinë, Andis Harasani, lajmëroi se nuk mund të pranojë detyrën për arsye të planeve të tjera. A keni një koment për këtë?
Çështjet e energjisë janë shumë të mprehta për Shqipërinë. Qoftë burimet energjitike, qoftë infrastruktura e transmetimit, qoftë miradministrimi i partneritetit publik – privat, qoftë tarifimi i rregulluar, qoftë kostoja e konsum
