E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: E hapa Kuvendin për Leka Zogun si ndjesë për urrejtjen që mbolli diktatura ndaj familjes së tij

Share

Kryetarja e Kuvendit ka reaguar ndaj qëndrimeve që janë mbajtur ndaj faktit se ajo hapi Kuvendin për homazhe për Leka Zogun. Në një njoftim të Kuvendit thuhet se ceremonia u zhvillua si nderim, por edhe si ndjesë për urrejtjen që mbolli diktatura ndaj familjes së Zogut.

Ceremonia e homazheve, e mbajtur sot në hollin hyrës të sallës së seancave plenare, u bë në shenjë nderimi për historinë e mbretërisë, si pjesë e historisë shqiptare. Mbreti Ahmet Zogu dha një kontribut fondamental në ndërtimin e shtetit shqiptar në rrethana të vështira, të komplikuara të asaj periudhe historike për kombin tonë.

Kjo ceremoni u zhvillua jo vetëm në nderim të asaj pjese të historisë së Shqipërisë, por edhe si ndjesë për gjithë urrejtjen që diktatura mbolli gjatë gjysëm shekulli, ndaj Mbretit Ahmet Zogu dhe familjes mbretërore. Kryetarja e Kuvendit shpreh besimin se instancat përkatëse do bëjnë të mundur në 100 vjetorin e Pavarësisë, kthimin e eshtrave të Mbretit Ahmet Zogu në atdheun e tij. Është detyrë e çdo kombi të njohë dhe të nderojë historinë e vet, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›