Harasani thyen bojkotin e PS-së edhe për komisionet e Kuvendit
Andis Harasani ka thyer sërish vendimin e Partisë Socialiste për bojkotimin e Parlamentit dhe komisioneve. Gjatë ditës së sotme, Harasani ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, në kundërshtim me vendimin e PS-së.
Harasani ka deklaruar se nuk është informuar nga selia rozë në lidhje me vendimin e grupit për bojkotim të komisioneve dhe për këtë arsye ka vendosur që të marrë pjesë në mbledhje.
Nuk kam qenë i ftuar në mbledhjen e PS kur u mor ky vendim. Unë do bëj detyrën time si deputet. Mu duk me rëndësi projekt ligji i privatizimeve në Komisionin e Ekonomisë. Karrigia ime nuk është e njëjtë me atë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, tha Harasani.
Pak ditë më parë, Harasani, së bashku me Kastriot Islamin vendosën që të thyenin edhe bojkotin e Parlamentit, duke marrë pjesë në seancë plenare.