Meta: Presidenti i ri, ku duhet te ndryshoje nga Topi Rozeta Rapushi
Presidenti i ri qe do te zgjidhet, duhet te qendroje mbi palet politike dhe te garantoje funksionimin e institucioneve. Keshtu u shpreh dje Kryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim (LSI), Ilir Meta, nga Kucova, duke kritikuar indirekt kreun aktual, Bamir Topi qe, se fundmi, ka shperthyer ne akuzat ndaj mazhorances dhe kryeministrit Sali Berisha. Sipas Metes, kreu i ri i shtetit duhet te jete nje figure qe te garantoje funksionimin e institucioneve. "Shqiperia do te kete presidentin ne kohen e duhur. Personi qe do te mbaje postin e presidentit te ri te Shqiperise, duhet mbi te tjera te qendroje mbi palet politike. Kemi nevoje per nje figure qe te garantoje funksionimin e institucioneve, modernizimin e panderprere te tyre dhe per nje figure qe te qendroje mbi partite dhe interesat e tyre", - u shpreh qarte Meta gjate takimit me strukturat e partise se tij ne Kucove. Ne kete menyre, Meta shpreh pakenaqesite ndaj drejtimit te Topit, duke i meshuar keshtu faktit se vendi ka nevoje per nje figure te re qe te garantoje funksionimin e institucioneve. Nga ana tjeter, kreu i LSI-se keshilloi qe presidenti i ardhshem te zgjidhet me konsensus mes partive politike, duke theksuar faktin se LSI do te jape kontributin e saj qe procesi te jete sa me konstruktiv e transparent. "Zgjedhja e presidentit eshte nje zgjedhje e pashmangshme, per shkak edhe te Kushtetutes dhe bazuar mbi Kushtetuten. Konsensusi eshte i nevojshem, njekohesisht edhe i mirepritur, por nuk mund te jete nje mjet per te mbetur pa president, qe do te thote se ne cdo rast ne do te kemi president te zgjedhur me Kushtetute", - u shpreh kreu i LSI-se. Reagimi i Metes, vjen pak dite pas ashpersimit te gjuhes nga Bamir Topi kundrejt mazhorances. Nderkohe qe jo te pakta kane qene edhe reagimet e deputeteve te mazhorances kunder gjuhes se perdorur prej Topit. Ne baze te Kushtetutes se vendit, Presidenti i ri mund te zgjidhet edhe me nje votim te thjeshte. Me konkretisht, ne nenin 87 te Kushtetutes, percaktohet se kreu i shtetit zgjidhet me votim te fshehte dhe pa debat nga Kuvendi dhe per zgjedhjen e tij behen pese votime. Sipas procedures se miratuar me konsensus nga dy forcat e medha politike ne ndryshimet e bera ne Kushtetute ne vitin 2008, ne tre votimet para, president zgjidhet kandidati qe merr nje shumice te cilesuar te votave prej 3/5, pra 84 vota ne Kuvend. Ne rast se asnje kandidature nuk arrin te marre 84 vota, atehere ne votimin e katert dhe te peste, president zgjidhet ai qe arrin te marre me shume se gjysma e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit.
KUSHTETUTA
Nenet per zgjedhjen e Presidentit te Republikes
Per zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri ne pese votime.
Votimi i pare zhvillohet jo me vone se shtate dite nga fillimi i procedures per zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo me vone se shtate dite nga perfundimi pa sukses i votimit pararendes.
Presidenti zgjidhet ne votimin e pare, te dyte ose te trete kur nje kandidat merr jo me pak se tri te pestat e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. Ne votimin e katert dhe te peste zgjidhet President kandidati qe siguron me shume se gjysmen e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit.
Votimi i peste zhvillohet kur ne votimin e katert asnje kandidat nuk ka siguruar shumicen e kerkuar te votave. Votimi i peste zhvillohet vetem midis dy kandidateve qe kane marre me shume vota ne votimin e katert.