E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harilaq, shkatërrohet bomba 500 kilogramësh

Deminerët e Kompanisë së FSK-së, së bashku me ata të KFOR-it Amerikan, në Harilaq, kanë demoluar me sukses një bombë të përmasave të mëdha mbi 500 kilogram.

Ata kanë përkufizuar vendin vendin dhe pasi kanë bërë pastrimin e vendit dhe bombës, kanë vërtetuar se bomba ka mbetur si pasojë e luftës së fundit në Kosovë.

Sipas ekspertëve të FSK-së dhe KFOR-it, rrezikshmëria e kësaj bombe është shumë e madhe. Rrezja e veprimit është diku prej 2 mijë metra.

“Kjo është bomba më e madhe e gjetur deri më tani, është prodhim anglez, dhe ka këto dimensione:1.4- metra e gjatë, 40 cm diametri dhe mbushja me mbi 113 kilogram eksploziv, ku pesha e përgjithshme e bombës arrin në 500 kb”, ka thënë Komandanti i Kompanisë së Deminimit të FSK-së, major Fadil Sahiti./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›