Panik në Paris: Lajmërim për bombë në kullën e Ajfellit

Afër 1.500 turistë dhe të punësuar, duke përfshirë edhe punëtorët e sigurimit, janë evakuuar nga kulla e Ajfellit, pasi që një person i panjohur ka lajmëruar se në këtë ndërtesë është vendosur bombë, njofton "RT". Policia ende është duke hetuar rastin, mirëpo deri tani nuk është zbuluar asgjë.
Këto kërcënime vijnë pasi më herët Al-Kaeda më herët është betuar se do të "hakmerret" kundër Francës për intervenimin në Mali.
Personi që është lajmëruar ka thënë se bomba do të eksplodonte mbrëmë në orën 21:30, mirëpo deri tani nuk ka ndodhur asgjë./Indeksonline/