E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Ndërmjetësit e licensuar, mundësi e artë për qytetarët

Prezantohen 71 ndërmjetësit e parë të licensuar në Shqipëri. Në aktivitetin e organizuar, ministri i drejtësisë Eduart Halimi theksoi se ekipi i ri i ndërmjetësve të licensuar do të jetë një alternativë e re për shqyrtimin e konflikteve mes palëve jashtë dyerve të gjykatave.
 

“Si pasojë e ngarkesës së madhe gjyqtarët i lënë seancat shumë larg dhe alternativa që ne japim duke sjellë një ekip profesionalistësh të ndërmjetësve të licensuar do t`I japë një shtytje çështjeve jashtëgjyqësore dhe duke i drejtuar qytetarët edhe në zgjidhje alternative” shtoi Halimi.

Sipas Halimit, kjo është një mundësi e artë për t`i dhënë fund konflikteve dhe për të eleminuar kalvarin e gjatë për qytetarët që të enden nëpër dyert e gjykatave . “Ky është një model të ri i drejtësisë, 71 ndërmjetësit e rinj të licensuar do të kenë në dorë çelsin e kësaj reforme. Ky nuk është çelsi i artë për të zgjidhur problemet në drejtësi pasi reforma në drejtësi është komplekse dhe e vështirë por ne po ecim përpara ashtu siç i kemi premtuar edhe qytetarëve” shtoi më tej Halimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›