Harmonia fetare, përfaqësueset e Klintonit takim me studentët

Shqipëria, për harmoninë fetare dhe për mbrojtjen e hebrejvë është nje rast i jashtëzakonshëm, për tu krenuar dhe për tu marrë shembull, nga shumë shtete të botës. Kështu janë shprehur Farah Pandith dhe Hanah Rosenthal, dy të përfaqësueset e sekretares amerikane të shtetit, Klinton studentëve shqiptarë.
“Ne kemi realizuar me Hannah një video për vendin tuaj. Nuk e njihnim Shqipërinë por kishin lexuar historinë tuaj. Ju shpëtuat çdo hebre që ishte në Shqipëri dhe bëtë mirë dhe bëtë atë që ishte e ndershme. Ne kemi shkuar në botë duke folur për Shqipërinë si ambasadorët tuaj jo zyrtarë” ka theksuar Pandith.
Më herët të dërguarat e sekretares amerikan të shtetit Hilary Clinton u takuan me nxënësit e medresesë në kryeqytet dhe me kryegjyshin Haxhi Baba Edmond Brahimaj, në selinë e tij. Baba Edmondi me rastin e festës së Tetë marsit, I dhuroi një souvenir nga shqipëria, grave të delegacionit.
Nxënësit e Medresesë në Tiranë interpretuan për të pranishmit poezi,të cilat përmbanin mesazhin e paqes dhe harmonisë fetare. Në përfundim të takimit Farah Pandith dhe Hanah Rosenthal, iu përgjigjën pyetjeve të nxënësve. Më herë të dërguarat e sekretateres Baba Edmondi me rastin e festës së Tetë marsit, i dhuroi një souvenir nga shqipëria, grave të delegacionit.
Ndërsa nxënësit e Medresesë në Tiranë interpretuan për të pranishmit Poezi,të cilat përmbanin mesazhin e paqes dhe harmonisë fetare. Në përfundim të takimit Farah Pandith dhe Hanah Rosenthal, iu përgjigjën pyetjeve të nxënësve.