Një miqësi irrituese për të tjerët (FOTO)
Share
Zgjedhjet e fundit në Rusi, si ato parlamentare, ashtu dhe presidenciale, kanë qenë shumë të kontestueshme. Rusët dhe faktori ndërkombëtar kanë hedhur akuza për manipulime nga ana e Vladimir Putin. Por, ky i fundit nuk shqetësohet shumë dhe ka festuar fitoren e tij me ish-kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, një mik i hershëm i tij. Së bashku ata kanë qenë në një resort skish në Sochi, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe Dimitri Medvedev. Miqësia e tyre duket shumë e fortë, por dhe irrituese ndërkohë për të tjerët, duke parë se ata konsiderohen si personazhe negative jo vetëm në vendet e tyre, por më gjerë.







