Vasili: Edukim të vazhdueshëm për stafin mjekësor

Nese stafi profesionist mjekësor nuk i nështrohet proçesit të edukimit të vazhdueshëm do t`i ndërpritet kontrata. Ky është mesazhi i qartë që dha sot ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në kuadër të aktivitetit për ecurinë e programeve të edukimit në vazhdim.
Sipas ligjit nr 101007 datë 30.03.2009 "për kujdesin shëndetësor në Republiken e Shqipërisë" neni 33 per edukimin profesional citohet qe cdo profesionist eshte i detyruar qe ti nenshtrohet edukimit profesional te perditesuar. Nqs nje institucion i kujdesit shëndetësor puneson specialist, te cilet nuk përmbushin kerkesat e parashikuarar nga ky nen do të ketë sanksione. Sipas QKV( qendra kombetare e edukimit ne vazhdim) ne 2011 mbi 1200 profesionistë të shëndetësisë, mes tyre 500 mjekë, nuk trajnohen duke mos marre pjese në programet e edukimit në vazhdim.