Harron gjellën në sobë – I moshuari në Shkozë rrezikoi djegien e pallatit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një banesë pranë rrugës “Fransua Pukvil” në shkozë ku një i moshuar rrezikoi të digjej nga pakujdesia.
Autoritetet njoftuan se pasditen e orës 17 një i moshuar në kryeqytet kishte harruar gjellën mbi sobë duke rrezikuar djegien e banesës së tij e për pasojë edhe pallatin.
Tymi edhe era e keqe alarmoi banorët e pallatit 5 katësh ndërsa menjëherë në vendngjarje mbërriti policia dhe efektivët e zjarrfikëseve duke neutralizuar flakët.
Nga njoftimi zyrtar i policisë nuk raportohet për dëme në jetë njerëzore por vetëm për dëme materiale.
RTSH