E Diel, 1 Nëntor 2026

Harron në restorant valixhen me 1 milionë dollarë

Share

Një australian rreth të 30-ve, ka harruar një valixhe në një prej restoranteve të Sidnejit. Deri këtu nuk ka asnjë çudi, pasi ka plot njerëz që harrojnë çdo ditë çantat dhe valixhet.

Por, valixhja e tij ka pasur brenda plot 1 milionë e 280 mijë dollarë. Pronari i restorantit dhe klientët, në fillim menduan se në valixhe kishte ndonjë bombë dhe nuk e hapën, deri sa mbërriti policia, e cila gjeti shumë e parave. Tashmë policia është duke kërkuar se kush e ka këtë valixhe, ndërsa nuk dihet nëse ajo është harruar apo është lënë me qëllim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›