E Shtunë, 31 Tetor 2026

BBC filmon një fenomen spektakolar në det (FOTO)

Share

Imagjinoni për një moment se si lind një tornado. Nis e shkëputet ngadalë nga reja, përplaset në tokë e duke u rrotulluar shkatërron gjithçka i del përpara.

Tani imagjinoni një fenomen të tillë në det. Gazetarët e BBC kanë filmuar për herë të parë diçka të tillë, që nuk mendohej se ekzistonte. Nga sipërfaqja e detit nis e zgjatet drejt fundit, për të prekur tokën. Është krejt i akullt si një ehull dhe kur prek fundin e detit, shkatërron gjithçka i del përpara. Gazetarët e BBC e kanë kapur këtë fenomen në Antarktikë. Pra është një masë akullnajore, njësoj si një kallam akulli nga ato që varen në strehët shtëpive e pemë kur bie borë dhe është shumë ftohtë. Vetëm se ai zgjatet shumë shpejt dhe kur takon sipërfaqen e detit, bëhet fatal për krijesat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›