Dhuna ndaj grave ne familje nje fenomen ende i pranishem deputetja Vokshi rrezon padine kunder grave socialiste
Mendohet se eshte nje fenomen qe po i largohet shoqerise shqiptare per shkak te civilizimit por cdo dite e me shume degjojme raste ku grate dhunohen nga bashkeshortet e tyre. Qe grate te mos jene viktima te maskilitetit te dhunshem shqiptar eshte koha qe shoqeria te ndergjegjesohet e te nderhyje qe vrasja e nje femre te mos jete cdo dite lajmi i pare. Ne diten kunder dhunes ndaj grave nje grup shoqatash per te drejtat e grave ne Shqiperi jane mbledhur perpara kryeministrise ne kohen kur zhvillohej mbledhja e qeverise duke kerkuar sensibilizim qe ky fenomen te mos jete i perditshem. Duke iu referuar ankthit ne rritje te vrasjeve dhe dhunes se pashembullt ndaj gruas ne familje shoqatat i bejne thirrje organeve ligjvenese te pershpejtojne miratimin e Kodit Penal me mendime qe duhet te denojne dhunen sistematike ndaj grave ne familje.Shoqatat kane protestuar kunder dhunes e krimit te familje e ne anen tjeter duke mbajtur ne duar pankarta me portretet e grave viktima te krimit ne familje keto ferma kerkuan per gati 1 ore vemendjen e institucioneve ligjvenese. Pavaresisht se nismat kunder dhunes ndaj femrave kane qene te shumta strategjite parandaluese te ketij fenomeni deri tani nuk jane efikase. Sipas te dhenave zyrtare 1 ne 3 gra dhunohet brenda mureve te shtepise. Ne kuader te kesaj ditedeputetja demokrate Albana Vokshi ndryshoi padine e bere ndaj kater deputeteve gra te PS-se duke ndryshuar tarifen ndaj tyre nga 20 mije euro ne 1 lek.