E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harry-n e ka kap paniku

Harry Styles po frikohet nga këngët e reja të ish të dashurës, Taylor Swift për shkak që kjo e fundit, ka paralajmëruar se këngët e reja që do ti publikojë disa I janë kushtuar Harry-t.

Bëhet e ditur se Harry I ka thënë shokëve se është penduar që ishte lidhur me Taylor pasi që ajo po vazhdon ta ngacmojë në këngët e saja.

“Harry ndoshta është gëzuar kur u takua me Taylor mirëpo tani ai dëshiron që mos ta kishte takuar atë asnjëherë. Fakti që ajo ka përmendur se do të ketë këngë kushtuar atij, ky fakt e ka bërë Harry-n që të mos dijë se çfarë të pres nga ajo”, ka thënë një burim.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›