E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harta e trojeve shqiptare

Të premten, më 23 nëntor, në Pejë, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, hapet ekspozita ekskluzive hartografike e autorit Faton Mehmetaj “Trojet shqiptare në harta që nga lashtësia deri më sot”.

Ekspozita me harta të rëndësisë së veçantë dhe me komentime në gjuhën shqipe dhe atë angleze, hapet solemnisht ditën e premte, në orën 17:00, në Galerinë e Arteve, në Pejë, ku do të marrin pjesë personalitete të shquara të shkencës, kulturës, politikës dhe të jetës shoqërore.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun edhe ditëve në vijim (të shtunën, të dielën dhe të hënën (24, 25, 26 nëntor), prej orës 09:00 deri në 16:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›