“Skyfall”, gati subjekti për vazhdimin

Regjisori Sam Mendes ka gati një subjekt për vazhdimin e “Skyfall”, filmi i fundit i sagës së James Bond, që po shfaqet ende në sallat e kinemasë.
Lajmin e kanë bërë të ditur dy skenaristët e filmit, Robert Wade dhe Neal Purvis, për të cilët “Skyfall” ka qenë aventura e fundit me James Bond.
“Jemi të lumtur që bëmë filmin e pestë të James Bond. Mbyllja e aventurës na lehtëson, sepse filma të tillë kërkojnë shumë punë”, ka thënë Wade.
Filmi “Skyfall” ka regjistruar arkëtimet më të mëdha në historinë e të gjithë filmave me agjentin James Bond.