E Diel, 1 Nëntor 2026

Hartat fillestare te zonave ne oqean ngadalsojne zhvillimin e energjise se valeve te oqeanit

Komunitete te ndryshme amerikane vazhdimisht perdorin kodet e urbanistikes per te kontrolluar funksionimin e bizneseve te ndryshme ne nje zone te caktuar. Tani ka filluar nje levizje per zbatimin e ligjeve te ngjashme edhe ne oqeane. Nje numer shtetesh bregdetare si dhe qeveria federale kane hartuar plane per te administruar ujerat bregdetare dhe menyrat e ndryshme si perdoren ato. Perspektiva e vendosjes se sistemeve per shfrytezimin e energjise se eres prane plazheve popullore nxiti interesimin per plane te tilla ne shtetet Massachusetts dhe Rhode Island. Ne bregdetin perendimor nje nxitje e tille erdhi nga prirja per te shfrytezuar energjine nga valet e oqeanit por gjetja e nje ekuilibri mes formave te shfrytezimit te bregdetit ka qene e veshtire.

Ne shikim te pare oqeani Paqesor duket krejt i hapur dhe shume i zbrazet. Kjo nuk eshte aspak e vertete nese shikon nje harte dixhitale te cilen qeveria e shtetit Oregon e publikoi kohet e fundit ne Internet. Kjo harte teper aktive perfshin rreth 150 shtresa te dhenash rreth perdorimeve ekzistuese te oqeanit dhe struktura natyrore.

Todd Hallenbeck i organizates Oregon Sea Grant shpjegon disa aspekte te rendesishme te hartes qe kane te bejne me peshkimin.

Ekziston nje siperfaqe e madhe shume e rendesishme per peshkimin e qe pasqyrohet me ngjyre te kuqe. Kjo siperfaqe pasqyron disa prej zonave me te rendesishme per secilin port.

Harta ndricohet nga gjiri Neah nee-UH i shtetit Washington deri ne jug ne kufirin mes shteteve Oregon dhe Kaliforni.

Mund te ndezim dritat per funksione te ndryshme sic jane per shembull korridoret e anijeve tregtare...

Kjo shton linja vjollce qe shtrihen ne ane te ndryshme te hartes ne ekranin e kompjuterit.

Ne mund te aktivizojme disa prej shtresave ku ndodhen kolonite e zogjve te detit te cilat pasqyrohen ne harte me pika te vogla qe shfaqen ne zonat bregdetare dhe korale shkembore.

Hallenbeck thote se zona te tilla jane te shumta dhe kjo e ben te veshtire gjetjen e nje zone te madhe e te nevojshme per prodhimin e energjise nga valet. Justin Klure i ndermarrjes Pacific Energy ndjehet i bllokuar si pasoje e linjave te krijuara ne harten e planifikimit te zonave ne oqean.

Keto harta jane disi kercenuese per industrine e energjise alternative. Zonat e identifikuara jane te vogla dhe nuk permbushin disa prej kritereve baze qe kerkon kjo industri si per shembull dalje ne det dhe thellesi te caktuara te ujit.

Por Justin Klure nuk i ka humbur ende shpresat. Ai thote se eshte teper heret qe te merret nje vendim perfundimtar.

Procesi i planifikimit po leviz shume ngadale dhe kjo krijon pasiguri ne lidhje me rregulloret gje qe tashme ka sjelle terheqjen e nje kompanie e cila ishte e interesuar ne prodhimin e energjise nga valet e oqeanit ne shtetit Oregon. Kompania Aquamarine Power me baze ne Skoci e mbylli zyren e saj vjeshten e kaluar.

Me ane te nje deklarate kjo kompani shfaqi shpresen per tu kthyer ne rajonin e Paqesorit por tha se do te perqendrohet ne zonen e Kalifornise.

Grupet qe perfaqesojne kompanite e peshkimit jane te shqetesuara nga teknologjite qe mund te perdoren ne te ardhmen per qellime energjetike si dhe nga procesi  i planifikimit per shfrytezimin e oqeanit. Peshkatari Dale Beasley nga Ilwaco ill-WAH-koh ne shtetin Washington e ka te veshtire te imagjinoje skenarin e nje bashkepunimi ne det mes peshkimit dhe instalimeve industriale te energjise.

Energjia oqeanike dhe peshkimi jane dy procese qe perjashtojne njera-tjetren. Ato nuk mund te bashkekzistojne ne te njejten zone.

Perfaqesuesja e grupeve ambientaliste Susan Allen e cila kryeson nje koalicion te qujatur Oqeani Yne thote se ka vend per bashkepunim.

Mendoj se mund te gjejme nje menyre bashkepunimi dhe ka te beje me faktin se shteti Oregon ka nje pozite gjeografike qe mund ta zgjidhe kete situate. Ne kemi nje histori te gjate per arritje kompromisesh. Ne jemi shteti qe filluam planifikimin per perdorimin e tokes.

Procesi i hartave te oqeaneve dhe krijimit te zonave nuk do te ndale parkun e pare industrial per shfrytezimin e energjise se valeve te oqeanit. Projekti i kompanise Ocean Power Technologies afer Reedsport ne Oregon tashme eshte miratuar. Kjo kompani ka ne plan te instaloje 10 gjeneratoret e pare te energjise se valeve nga mesi i ketij viti.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›