Nje shoqate paralajmeron per efektet e shkurtimit te fondeve per Siden

Fondi Global per luften kunder Sides tuberkulozit dhe malarjes festoi kete vit 10 vjetorin. Fondi thote se ka shpetuar mbi 7 milione e gjysme jete njerezish duke mbeshtetur programe parandalimi dhe kurimi. Megjithate ne nentor te vitit te kaluar fondi deklaroi se kishte anuluar raundin e radhes te financimit dhe se nuk do te miratoheshin grante te reja deri ne vitin 2014. Nje organizate joqeveritare po paralajmeron per pasojat nese donatoret nuk japin kontribut.
Fondi global filloi te mbledhe donacione nga qeverite dhe fondacionet private ne janar te vitit 2002. Qe atehere ka miratuar mbi 22 miliarde dollare per qindra programe ne mbi 150 vende.
Rreth 50 vende kane kontribuar. Shtetet e Bashkuara kane qene vendi qe ka dhuruar me shume duke ofruar 33 per qind te dhurimeve cdo vit. Ne vitin 2010 Amerika u zotua te jape mbi nje milliarde dollare.
Megjithate kur bordi i ketij fondi u mblodh ne Akra te Ganes ne nentor zyrtaret vendosen qe te anullojne raundin e ardhshem te financimit. Pervec krizes globale ekonomike pati edhe nje renie te thelle donacionesh. Zyrtaret thone tani se pjesa me e madhe e 8 miliarde dollareve qe pritet te arrijne deri ne fund te vitit 2013 do te nevojitet per te riperteritur grantet ekzistuese. Kjo nuk le fonde per raundin 11.
Aleanca Nderkombetare e HIV/Sides ka nxjerre nje raport te ri per fondin global te titulluar Mos u ndalni tani. Alvaro Bermejo eshte Drejtor Ekzekutiv i kesaj OJQ-je.
Kemi arritur ne ate pike kur shkenca dhe mjetet qe kemi na japin mundesine te mendojme per nje bote pa Side dhe ta planifikojme kete mundesi brenda nje brezi. Por ne kete moment kaq te rendesishem donatoret nuk po i plotesojne angazhimet e tyre. Fondi global mund te mos kete financime te mjaftueshme dhe ky vizion nuk do te materializohet. Keshtuqe u bejme thirrje donatoreve qe te mos ndalen tani qe jemi ne kete pike kritike ne betejen kunder HIV-it.
Bermejo i vlereson perpjekjet e Fondit gjate 10 viteve te fundit.
Fondi global ka luajtur rol kyc ne masat kunder HIV-it si edhe kunder tuberkulozit dhe malarjes. Perparimi i madh qe eshte arritur ne luften kunder ketyre semundjeve nuk do te kishte qene i mundur pa kete kontribut.
Kriza ekonomike ka detyruar shume nga organizatat kunder Sides qe te ndryshojne perparesite e financimeve dhe te behen shume me efektive.
Mendoj se eshte e vertete se duhet te jemi sa me shume eficente qe te jete e mundur dhe jam i sigurt qe ka mundesi per ta realizuar kete. Po ashtu mendoj se te gjithe po bejne te gjitha perpjekjet ne kete drejtim. Por te mos financosh fondin global eshte nje mungese e madhe efektiviteti sepse jo vetem ngadalesohet ritmi i perparimit por behen edhe hapa mbrapa dhe ato fitore qe kemi arritur mund te shkojne dem.
Aleanca Nderkombetare per HIV-in dhe Siden perllogarit se mungesat arrijne ne shumen 2 miliarde dollare.
Hendeku aktual u krijua kryesisht pasi donatoret qe premtuan fonde ne konferencen e Nju Jorkut ne 2010 nuk i kane plotesuar angazhimet plotesisht.
Raporti i aleances analizon efektet e mundshme te mungeses se fondeve ne pese vende.
Ne Zambia per shembull rreth 130 mije njerez qe kane nevoje per terapine antiretrovirale per te mbijetuar nuk do te mund ta marrin ate. Ne Sudanin Jugor vendi me i ri ne bote qe ka nje strategji shume te mire per paramdalimin e HIV/Sides 80 per qind e saj eshte e pafinancuar.
Kushte te ngjashme jane edhe ne Zimbabve Bolivi dhe Bangladesh.
Aleanca ben tre rekomandime. Se pari u ben thirrje donatoreve qe te respektojne angazhimet ndaj fondit global. Po ashtu thote se qeverite duhet te rrisin investimet e tyre ne programet kunder HIV-it. Dhe se fundi rekomandon qe donatore te dyanshem te plotesojne boshlleqe kritike ne sherbim qe nuk mbulohen nga programet ekzistuese. Donatore dypalesh jane vende anetare te OKB-se qe u japin ndihme direkte vendeve te tjera.
Kreu i Aleances Nderkombetare kunder HIV/Sides thote se ende shpreson qe nje raund i ri financimesh do te mbahet kete vit mundesisht qe perpara konferences se 19-te per Siden ne Washington qe do te mbahet me korrik. Konferenca eshte aktiviteti me i madh global per Siden.