Harxhi: Bojkoti i Kuvendit, nuk e prish imazhin e vendit
Zevendesministrja e Jashtme e Shqiperise, Edit Harxhi deklaroi ne Uashington, se bojkotimi i parlamentit nga opozita nuk e demton imazhin e Shqiperise, por vetem imazhin e opozites. Znj. Harxhi perfundoi nje vizite ne Shtetet e Bashkuara dhe mbreme i dha nje interviste VOA-s ku tha se "Shqiperia, si nje vend anetar i NATO-s nuk mund te pranoje kurrsesi qe opozita te mbetet jashte parlamentit apo qe reformat demokratike te zhvillohen jo me norma demokratike". Ajo vuri ne dukje se Shqiperia eshte ne pritje te liberalizimit te vizave me vendet e BE-se dhe askush nuk do te deshironte qe ne vend te shihej nje opozite jashte institucioneve demokratike, duke kerkuar dicka te paqarte. "Ne, - vijoi zv/ministrja e Jashtme, - kemi nje qeveri te legjitimuar, nje parlament te mbledhur, te rikonfirmuaar, si dhe raporte te institucioneve te vecanta, duke perfshire dhe SHBA, qe flasin per arritjet e zgjedhjeve te 28 qershorit".
"Ne pritje te raportit perfundimtar nderkombetar per zgjedhjet e 28 qershorit, gjate ketyre diteve kam zhvilluar disa takime mjaft te frytshme ne Uashington, ne Shtepine e Bardhe, ku kam marre vetem vleresime persa i perket arritjeve te zgjedhjeve te 28 qershorit", - vijoi Harxhi, duke nenvizuar se per here te pare, dita e zgjedhjeve ne Shqiperi ishte nje dite feste, me nje qetesi te admirueshme, ndoshta e krahasuar me zgjedhjet e te gjitha vendeve te tjera perendimore.
Sa i perket numerimit te votave, Harxhi u shpreh se ka pasur transparence te plote ne numerimin e tyre.
Deputetet e Partise Socialiste nuk kane marre pjese ne dy seancat e para te Kuvendit, sipas nje vendimi politik te partise, per shkak te qendrimit te tyre kontestues ndaj procesit zgjedhor. Ata kerkojne plotesimin e disa kushteve, mes te cilave dhe hetimi i zgjedhjeve te 28 qershorit. Bojkoti kontestohet nga disa deputete te PS-se, si Ben Blushi, Arben Malaj, etj, te cilet kane zyrtarizuar dhe "Levizjen per mendim ndryshe" ne PS.