E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java, leku humb 2 pike ne kembim me euron

Cmimi i monedhes vendase, lekut, ka rene ndjeshem gjate kesaj jane ne kembim me monedhen e perbashket, euro. Sipas kursit zyrtar te Bankes se Shqiperise, nje euro e ka mbyllur javen ne kuoten e 133.6 lekeve, nga 131.5 leke qe ishte ne fillim te javes qe shkoi. Gjithashtu nje USD ka kushtuar 91.6 leke, vlere pothuajse e pandryshuar nga java e shkuar. Ekspertet e parashikonin renien e lekut ne keto nivele sidomos me euron, per shkak se gjate muajit shtator nuk ekziston me ai fluks i madh valute qe vjen ne tre muajt e veres, nga emigrantet dhe turizmi. Per rrjedhoje edhe vlera e lekut erdhi ne renie. Sipas deklarates se fundit te Bankes se Shqiperise, ecuria e kursit te kembimit do te varet nga ecuria e kerkeses dhe ofertes ne treg, ne perputhje me regjimin e lire te kursit te kembimit te ndjekur nga Banka e Shqiperise. "Megjithate, politika jone monetare mbetet e vendosur te faktorizoje luhatjet e medha te kursit te kembimit ne vendimmarrjen e saj, duke kerkuar njekohesisht edhe mbeshtetjen dhe sjelljen racionale te te gjithe aktoreve te tjere ekonomike dhe makroekonomike", - eshte shprehur ne deklaraten e saj, Banka Qendrore.

Nga ana tjeter, eksperte te pavarur te ekonomise kane hedhur idene per ndryshimin e regjimit te kursit te kembimit. Monedha jone kombetare kembehet me vlera percaktuar nga tregu u lire i kembimit. Shqiperia eshte nje vend me nje ekonomi te vogel e te hapur, ndaj dhe kursi i kembimit te lekut luan nje rol te rendesishem ne ndikimin e nivelit te cmimeve ne Shqiperi dhe ne bilancin e pagesave ne vend. Gjithashtu, hapja e ekonomise shqiptare gjithnje e me shume ndaj tregjeve te huaja, perben nje interes te vecante lidhur me poziten konkurruese te bizneseve shqiptare ne tregtine ne vend dhe jashte tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›