Harxhi: Në 2009-ën, Kosova do të jetë anëtare e OKB-së

Zv/ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Editë Harxhi deklaroi se Kosova tashmë është në rrugën e saj të drejtë dhe të sigurt."Kosova tashme, është në rrugën e saj të sigurtë. U bënë javën e shkuar 53 shtete që e njohin Kosovën, shtet të pavarur e sovran, dhe mes tyre kemi edhe shtete më të mëdha edhe më të fuqishme të botës në krye me SHBA-të".Ajo theksoi se Pavarësia e Kosovës, kurr nuk mund të kthehet në një "konflikt të ngrirë", sepse edhe vetë Kosova, nuk është më konflikt.Sipas saj Kosova tashmë ofron një demokraci solide, e cila sapo është krijuar edhe është gjithnjë e në rritje. Shpejt do ketë njohje të reja për Kosovën, çka edhe vitin e ardhshëm do të bëj anëtarësimin e saj në Oraganizatën e Kombeve të Bashkuar (OKB). Diplomatja shqiptare theksoi se Shqipëria do të vazhdojnë edhe më tej të loboj fuqimishtë për çështjen e Kosovës."Lobimi i qeverisë shqiptare ka qënë i fuqishëm atje ku Kosova nuk ka mundur të hyjë. Dhe ju sigurojë, se ky lobim dhe marrja me çështjen e Kosovës nga ana e Shqipërisë, nuk ka të ndalur. Gjithsesi ne kemi përpara një detyrë mjaft rëndësishme, Kosova tashmë ka nevojë për një njohje globale. Është bërë ajo çfarë është bërë gjatë gjithë këtyre viteve, për të arritur në këtë pikë krijimi i shtetit të ri të Kosovës, tani na duhet njohje nga ana e të gjitha vendeve anëtarë të OKB-së, të shtetit të ri të Kosovës dhe e dyta natyrisht ngritjen e kapaciteteve në fushën e politikës së jashtme dhe të instiucioneve, që do të zbatojë këtë politikë të jashtme në Kosovë", deklaroi Harxhi.