E Diel, 1 Nëntor 2026

Raport i BE-së për Shqipërinë vlerëson qeverisjen dhe reformat e ndërmarra, por kërkon zgjedhje të lira në 2009-ën

Në raportin për integrimin e vendeve të rajonit në Evropë, BE-ja përshëndet progresin e arritur në një numër kërkesash, mes të cilave reformat elektorale, pëmirësimit në klimën e biznesit dhe qeverisjes së vendit. BE nënvizon gjithashtu se respektimi i shtetit ligjor, qeverisja e mirë, lufta kudnër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë pjesë e përparimit të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. Në raport kërkohet forcimi i kapaciteti administrativ, si një sektor që kërkon reforma të menjëhershme dhe të vendosura. Këshilli i ministrave inkurajon Shqipërinë që të luajnë një rol pozitiv dhe ndërtues në stabilitetin e rajonit. Bashkimi Europian thekson në raport se është shumë e rëndësishme që në shtetin shqiptar të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2009-ës. Në raport jepen gjithashtu hapat dhe reformat që janë bërë dhe duhet të ndërmerren në shtetin më të ri të botës, Kosovë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë se në Kosovë është bërë përparim në disa fusha, siç është miratimi i shumë ligjeve, por vërejtën se në Kosovë "duhet të forcohen institucionet e shtetit juridik dhe mbrojtja e pakicave".Në Kosovë duhet të "forcohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe të përmirësohen kushtet e jetesës", thuhet në konkluzat nga takimi në Bruksel.Këshilli i ministrave ka ritheksuar se "Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë për zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës, për një perspektivë të qartë evropiane të rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›