E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harxhi Pakti me Greqine ne tryeze pas dy javesh

Interviste Flet zv.ministrja e Jashtme Negociatat do te jene te qeta dhe konstruktive

Liberalizimi ka zgjeruar rrugen e integrimit te Shqiperise. Zv.ministrja e Jashtme Edit Harxhi deklaron per Shqip se ky eshte nje vendim historik i cili kurorezon perpjekjet e shqiptareve. Sipas saj problemet e mbartura te Ballkanit mund te zgjidhen me dialog dhe diskutime si mjeti i vetem i asaj kulture europiane ku shqiptaret kerkojne te hyjne.

Znj.Harxhi te fillojme me nje lajm te mire ndash heqja e vizave. Cfare perfaqeson kjo ngjarje ne veshtrimin tuaj

Ky natyrisht qe per mua eshte nje vendim shume i rendesishem per shqiptaret madje me i rendesishmi ndoshta qe pas renies se komunizmit. E them kete per vete faktin se levizja e lire per shqiptaret vjen pas 20 vitesh tranzicioni te eger dhe pas 50 vjetesh te nje regjimi komunist nga me te egrit qe nuk mund te krahasohet me asnje prej regjimeve te Europes Lindore por mund te krahasohet me regjimet komuniste te Azise se Larget si Kamboxhia Vietnami etj.

Mendoj qe liberalizimi i vizave lajmi i djeshem vendimi unanim i 27 vendeve anetare eshte plotesisht i merituar jemi nje popull qe kemi sakrifikuar shume por edhe kemi punuar shume keto 20 vite. Cdokush nga ne duhet te kete parasysh se ku kemi qene para ketyre 20 viteve ndash mbaj mend ato dyqanet me hekura ku edhe vetem per te marre buken mbaheshin radhe te gjata nje vend ku nuk dihej se cfare kishte dhe ishte pertej kufirit pervec pamjeve televizive te kanaleve italiane qe edhe ato i merrnim me veshtiresi te madhe. Ku jemi pra sot pas 20 vjetesh Ne nje kohe rekord ne kemi arritur te bejme ate qe per shume popuj te tjere mund te ishte cudi. Liberalizimi i vizave per kete arsye mendoj une do te mbetet simbol per sa u perket arritjeve te shqiptareve gjate gjithe kesaj periudhe 70-vjecare ndash sepse ketu nuk kemi te bejme vetem me 20 vjet apo 50 vjet ndash por mbi te gjitha eshte kthimi i dinjitetit te shqiptarit.

Duhet thene se problemet ekzistojne. Vendimi negativ per statusin e vendit kandidat eshte nje sfide e humbur

Mos arrijme ne konkluzione te nxituara. Per ne duhet kuptuar se eshte shume domethenese qe kemi arritur nje gje shume te rendesishme sic eshte edhe levizja e lire e qytetareve dhe e dyta kemi arritur qe te aplikojme. Askush nuk mund te mendonte para disa vitesh se ne do te ishim tani nje vend aplikant. Ka vende qe kane aplikuar shume perpara nesh sic eshte Maqedonia qe ende nuk kane arritur te marrin afatin e negociatave. Ne kete drejtim Shqiperia ka bere me shume se nje hap eshte nje kercim shume lart per te arritur ketu ku jemi sot. Kjo eshte padyshim puna e te gjithe shqiptareve dhe pervec meritave qe do ti jepja qeverise per sa u perket reformave mendoj se ato jane mbeshtetur nga qytetaret shqiptare. Kjo eshte arsyeja qe arritem ne kete pike.

Znj.Harxhi vleresoni se ne rrugen e integrimit Shqiperia do te duhet te marre ne konsiderate faktin se disa ceshtje te saj me vendet fqinje qe jane anetare te BE-se mund te shfaqen si pengese Shembull per kete mund te merret Greqia Kryeministri i se ciles z.Papandreu pak jave me pare deklaroi se ne Shqiperi ka nje rritje te shfaqjeve nacionaliste.

Une kam pasur fatin e madh qe te jem ne kete detyre ne keto vite te fundit qe kane qene te rendesishme dhe te mbushura me ngjarje. Mendoj se nje nga momentet kyce te diplomacise shqiptare por edhe te politikes se jashtme sigurisht ka qene anetaresimi i vendit ne NATO. Mbaj mend qe ne listen e kritereve baze per anetaresimin e Shqiperise ne NATO ka qene edhe ajo per marredheniet e mira fqinjesore pra ato qe kane te bejne me vendet e rajonit tone. Dhe po te shihni gjate ketyre 5-6 viteve te fundit si BE ashtu edhe NATO i japin shume rendesi zhvillimit te marredhenieve rajonale sidomos kur flitet per Ballkanin Perendimor i cili ka kaluar probleme te shumta deri 10 vjet perpara me plage te mbyllura rishtazi si Kosova apo ceshtje te tjera ende te pambyllura si diskutimi i emrit midis Greqise dhe Maqedonise qe e ka penguar kete te fundit per tu anetaresuar ne NATO dhe per te hapur negociatat me BE-ne. Me interesant ishte pikerisht fakti se shume nga vendet anetare te NATO-s ishin skeptike per hyrjen e Shqiperise ne Aleance pra nese vendi yne do te ishte nje nga tri vendet te cilat garonin qe do te mundte te fitonte. Ekzistonte dyshimi pra se ne do te ishim te fundit pikerisht per shkak te marredhenieve rajonale. Dhe sot e kesaj dite une i kam te qarta deklaratat e shume zyrtareve amerikane por edhe te zyrtareve te tjere te NATO-s qe thone se pikerisht ndodhi e kunderta Shqiperia ishte vendi i pare qe plotesoi te gjitha kushtet. Madje Kroacia ka qene vendi qe ka rrezikuar per te mos u anetaresuar deri ne diten e fundit per arsye te problemeve qe kishte me Sllovenine. U parashtrova kete gje sepse ne aktualisht nuk kemi probleme te hapura me asnje vend ne rajon. Marredheniet tona me Greqine jane mjaft te mira deklaratat e bera mund te jene momentale ato qe behen nga politikane te caktuar ne momente te caktuara mund te jene deklarata pre-elektorale por kjo mendoj une nuk mund te ndikoje ne klimen mjaft te mire te marredhenieve mes dy vendeve dhe aktualisht nuk mendoj se mund te kete ndonje problem apo proces te hapur me ndonje nga vendet fqinje qe mund te na pengonte ne axhenden tone te integrimit.

Per te folur me konkretisht si do te kapercehet ceshtja e marreveshjes se delimitimit te ujerave per sa kohe qe zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke ka deklaruar se kjo eshte nje ceshtje qe i perket Shqiperise

Normalisht marreveshja ne fjale deshtoi sepse Gjykata Kushtetuese e ktheu ate. Ajo u firmos nga dy ministrat e Jashtem te asaj kohe pra ka marre miratimin e qeverise sone. Natyrisht ajo cfare na ngelet ne per te diskutuar eshte qe te ulemi me palen greke dhe te shohim modalitetet se si do te vazhdojme me tej me kete marreveshje. Shpresoj qe bisedimet e para jo vetem per marreveshjen por ne pergjithesi do te fillojne pas 1 ose dy javesh ku do te kemi edhe diskutimet diplomatike me Greqine. Ato do te jene ne nivelin e sekretarit te Pergjithshem te ministrive te Puneve te Jashtme dhe aty do te diskutohen te gjitha ceshtjet qe kemi ne tryeze. Eumlshte nje praktike qe ndiqet me te gjitha vendet nje here ne vit. Keto nuk jane ceshtje pezull ndash ne diskutojme ne pergjithesi marredheniet dypaleshe ato ekonomike politike rajonale bashkepunimin shumepalesh dhe pika te vecanta sic eshte ne kete rast edhe marreveshja e delimitimit te ujerave. Mendoj se kjo eshte dicka qe do te rakordohet mes te dyja paleve nuk mendoj se kjo do te mbetet nje ceshtje qe ne do te na dilte ne nje moment gjate periudhes sone ne kete axhende te gjate te integrimit qe kemi. Eumlshte i njohur tanime fakti se celesi i suksesit ne rajon per te gjitha ceshtjet jane bisedimet e qeta konsultimet dhe fryma e kompromisit per gjithcka. Kjo fryme sherbeu edhe per zgjidhjen e konfliktit mes Kroacise dhe Sllovenise. Ne nuk kemi nje ceshtje si ajo mes dy vendeve te siperpermendura per vete faktin sepse nuk eshte diskutuar ne ato pika sic diskutuan kroatet dhe sllovenet te cilet arriten deri ne dergimin e saj ne Gjykate Nderkombetare. Nga ana jone nuk ka asnje rast te tille as nga pala greke.

Presidenti i Republikes ka bere nje sugjerim te tille...

Ne nuk kemi asnje arsye ta cojme ceshtjen ne Gjykaten Nderkombetare. Por kjo do te varet gjithsesi nga fryma e diskutimit qe do te kemi ne. Diskutimet dhe bisedimet qe jane bere deri me tani ne parim mes ish-ministrit te Jashtem zv.kryeministrit z. Ilir Meta dhe ministrit te Jashtem grek z. Drutcas kane qene ne nje fryme mjaft te mire mjaft te ngrohte duke synuar gjithnje gjetjen e kompromisit uljen ne tavoline per ti zgjidhur te gjitha ceshtjet qe ne nje moment mund te krijonin kokecarje per te dyja palet. Gjithsesi keto jane ceshtje qe absolutisht nuk shoh se mund te behen pengese per arsye sepse midis nesh ekziston nje traktat miqesie. Dhe per sa kohe qe ekziston nje traktat miqesie i nenshkruar nga te dyja palet dhe i ratifikuar nga te dyja parlamentet mendoj se gjerat do te zgjidhen me kujdes.

Per te mbetur ende ketu a ekziston realisht ligji i luftes apo eshte me shume nje fiksion mediatik

Ne momentin qe nenshkruhet nje traktat miqesie midis paleve mendoj se duhet te bjere cdo lloj ligji ekzistues mes te dyja paleve. Une natyrisht nuk jam juriste dhe nuk mund ta them kete gje por duke qene se ne vitin 1995-1996 ne kohen kur eshte bere ky traktat une kam qene ne Ministrine e Jashtme si specialiste per ceshtjet e Turqise dhe Greqise ne vecanti mendoj se nenshkrimi i ketij dokumenti prevalon. Qe nga ai moment palet parashikojne pikat e perbashketa ku duhet te takohen dhe pikerisht aty jane percaktuar edhe ceshtjet qe mund te sjellin probleme ne nje te ardhme. Pra jane te gjitha te parashikuara ne kete traktat miqesie. Mendoj se qe nga ai moment cdo ligj tjeter ndoshta kthehet nul. Per kete une edhe njehere dua te theksoj se nuk jam juriste por ne aspektin politik te asaj se cfare mendoj une mund te them se nje traktat miqesie prevalon mbi cdo pjese tjeter te legjislacionit.

Ne vitin 2004 ne mos gaboj z.Papandreu asokohe ne krye te OSBE-se do te shprehej se me sa duket ne Himare ka nje pakice te qendrueshme greke teksa Kryeministri Berisha aktualisht shprehet se ne kete zone ka nje komunitet bilingual. A shihni se kjo kontradikte deklaratash mund te behet pjese e diskutimeve ne tryezat dypaleshe

Mendoj se komunitete bilinguale ka ne shume vende te botes dhe ne rajonin tone. Nuk di qe z.Papandreu ta kete ngritur kete ne kapacitetin e nje Kryeministri. Se dyti shpesh here ose gjate ketyre viteve qe une jam perfshire ne politike konstatoj se politikanet shpesh kthehen ne deklarata pra mund te kene thene dicka dhe me pas ta kundershtojne ose mund te mos e hapin me ate cfare kane deklaruar. Kjo ka ndodhur rendom edhe ne Ballkan. Aktualisht ne Himare ekziston nje pjese e komunitetit bilingual. Pra jane shtetas qe kane pasur mundesine per te marre gjuhen dhe komunitete te tilla apo qytetare te tille ka sot ne te gjithe Ballkanin.

Ne hyrje te Ministrise se Jashtme eshte nje bust i Abdyl Frasherit drejtues i Lidhjes se Prizrenit qe nxori ne plan nderkombetar ceshtjen shqiptare e adoptuar si pjese e ndergjegjes sone kombetare. Nderkohe ne Prizren pak dite me pare Kryeministri turk Erdogan njeherazi kryetar i Partise Islamike te Turqise u shpall qytetar nderi. Duke pare edhe nga historia jone si do ta gjykonit kete akt simbolik dhe cfare perfaqeson Turqia per boten shqiptare

Mendoj se edhe njehere shqiptaret jane treguar nje popull mendjehapur. Pa komplekse edhe ne rastin e dhenies ne titullit. Te njejten gje ka manifestuar edhe Kryeministri Erdogan. Me permendet Abdyl Frasherin. Eumlshte e vertete qe ka qene nje nga drejtuesit kryesore te Lidhjes se Prizrenit qe ka luftuar per shqiptarine nga ka dale edhe deklarata e famshme e Lidhjes se Prizrenit qe hodhi bazat e krijimit te shtetit shqiptar vite me vone. Gjithsesi Abdyl Frasheri ka qene edhe deputet i Parlamentit turk dhe pavaresisht kesaj mendoj se e vecanta dhe tradicionalja ne marredheniet shqiptaro-turke pikerisht ka qene kjo nje pjese te historise e kemi pasur te perbashket. Pikerisht pra si eshte e mundur qe themeluesi i shtetit shqiptar Ismail Qemali ashtu edhe pjesa me e madhe e patrioteve shqiptare qe kane luftuar per ceshtjen shqiptare jane njerez qe kane sherbyer ne Perandorine Osmane kane pasur ofiqe te larta kane sherbyer me dinjitet dhe sot nderohen si nga ne por edhe nga Turqia qe eshte pasardhese e drejtperdrejte e Perandorise Osmane. Mund te permend ketu vetem nipin e Abdyl Frasherit Ali Samiyen qe ka qene nje nga personalitetet me te medha ne Turqi dhe sot nje nga stadiumet me te medha te saj mban emrin e tij. Po keshtu edhe Sami Frasheri vellai i Abdyl Frasherit qe eshte babai i kthimit te letrave gjuhes osmane ne shkrimin e turqishtes se sotme me germa latine. Nderkohe qe ai eshte edhe babai i letrave shqiptare. Pra mendoj se keto jane marredhenie tradicionale dhe shqiptaret kane treguar edhe njehere se jane nje popull shume mendjehapur. Vetem kjo cilesi e tyre ka arritur qe te beje kaq miq madje edhe midis atyre popujve qe nuk mendohej se do te mund te afroheshin si te tille.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›