E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel Raporti i KE-se zile per zgjim

Presidenti i Republikes Bamir Topi priti sot Drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme per Zgjerim ne Komisionin Evropian Pier Mirel i cili ndodhet ne vendin tone.

Mirel i prezantoi kreut te vendit Raportin vjetor te Perparimit te KE-se lidhur me statusin e Shqiperise si vend kandidat per integrim.

Mirel kerkoi qe raporti te sherbeje si nje zile per zgjim ndersa uroi Shqiperine per liberalizimin e vizave.

Nga ana e tij Topi theksoi se klasa politike dhe institucionet duhet te jene te vetedijshme per te punuar me seriozitet dhe perkushtim maksimal qe te perballojne me sukses keto sfida ne dobi te zhvillimit dhe te se ardhmes evropiane te popullit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›