E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te mbijetuarit drejtojne gishtin e akuzes nga shoferi

Na rrezikoi te pakten kater here perpara aksidentit

Kater here te tjera shoferi grek kishte bere manovra te rrezikshme dhe kishte debatuar me pasagjeret. Heren e peste nuk kishte kohe per ti terhequr vemendjen. Mes dhimbjeve prej plageve te marra pasagjeret e autobusit te linjes TiranendashAthine qe u aksidentua mbremjen e se henes kane drejtuar gishtin dje nga shoferi si shkaktar i tragjedise. Te traumatizuar dhe te shokuar pothuaj te gjithe kane akuzuar Tomas Tsogas si fajtor per vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 41 te tjereve.

Te mbijetuarit thane se shoferi fliste ne telefon gjate gjithe kohes dhe bisedonte me nje grua qe ishte ulur ne vendin ku duhet te rrinte ndihmesshoferi i cili ne udhetimin e se henes mungonte. Gjate rruges ai ka frenuar disa here shume keq. Madje disa here i kemi kerkuar te tregoje me shume kujdes. Une hipa ne Kamze dhe deri ne Ballsh numerova kater raste pakujdesie nga ana e shoferit tha per Shqip nje nga te plagosurit e aksidentit te Fratarit. Hena Prifti nga Berati gjendja e se ciles eshte ende e rende tregon E prisnim kur pame nje shofer te tille qe ecte si i marre dhe fliste edhe ne telefon pa mbarim. Diku nga mesi i rruges nje femer bionde u shfaq prane tij ne vendin ku rri shoferi i dyte dhe bisedonte me te gjate gjithe kohes tha Prifti. Ne repartin e reanimacionit te spitalit te Fierit ndodhej dje edhe Kozeta Myrto e cila me ze te mekur nga dhimbjet tregoi Une isha ne ndenjesen pas shoferit. Pashe qe ai ishte shume llafazan dhe ecte me shpejtesi te madhe. Fliste me nje grua bionde qe kishte prane. Nuk i degjova se cfare flisnin se vura kufjet dhe po degjoja muzike. Edhe here te tjera kishte frenuar si i cmendur. Por kur ndodhi aksidenti nuk mora vesh gje tha Myrto pak para se te transportohej per ne Spitalin Amerikan te Tiranes.

Ne spitalin e Fierit ndodhen 35 nga te plagosurit ne aksidentin e Fratarit nderkohe qe numri i viktimave qe kane mberritur ne morgun e spitalit te Fierit ka qene gjashte pasi tre te tjeret jane derguar ne morgun e spitalit te Tepelenes.

Ne spitalin rajonal te Gjirokastres shkuan per te marre ndihme mjekesore 6 nga 41 te plagosurit e aksidentit. Dy prej tyre konkretisht Eduard Premci 29 vjec nga Lushnja dhe Petro Vangjeli 61 vjec nga Saranda qe ishin ne gjendje te veshtire shendetesore me politrauma ne trup jane nisur drejt spitalit te Janines nga ku behen nderhyrje te tjera te specializuara.

Drejtoresha e spitalit rajonal te Fierit Donika Alushani tha dje se ishte zgjidhur kriza e gjakut dhe nuk ka pasur mungesa ne medikamente.

Nderkohe kirurgu Igli Kokalari i spitalit te Gjirokastres tha se te plagosurit qe ndodhen ne spitalin e qytetit te gurte jane jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›