Has, babai qëllon për vdekje të birin, 21-vjeçar
Një tjetër ngjarje e rëndë shënohet brenda familjes. Një 71- vjeçar dyshohet se ka qëlluar për vdekje djalin e tij, 21 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Has të rrethit të Kukësit, në fshatin Kostur të komunës Golaj. Policia njofton se ka arrestuar Binak Nabollin, babain e viktimës, Ylber Nabolli.
Ende nuk janë të qarta motivet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, por paraprakisht dyshohet se përplasja mes babit dhe të birit ka ardhur pas një konflikti banal brenda banesës.
Policia ka sekuestruar po ashtu armen e krimit, si dhe vazhdon hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.