Konflikti me qeverinë, CEZ mund të largohet
PRAGE- Prodhuesi më i madh i energjisë elektrike çeke ka komunikuar se po shikon mudësinë që të largohet nga Shqipëria, pasi nuk ka qenë e gatshme që të zgjidhë çështjet e hapura me qeverinë sa i përket tarifave dhe taksave të jashtëzakonshme.
Transparenca në tregun shqiptar nuk egziston dhe CEZ ka mungesë të një partneri negociator në shtet, tha drejtuesi i bordit të CEZ, Tomas Pleskaç në një konferencë shtypi në Pragë.
CEZ mund të pretendojnë një garanci prej 60 milionë euro nga Banka Botërore, tha Pleskaç, duke shtuar se kompania çeke në vjeshtë ndaloi të gjitha investimet në Shqipëri.
Ai shprehet se problemi në Shqipëri është se nuk ka një person të caktuar në mënyrë të qartë me të cilin ne mund të negociojmë. Marrëdhënie mes shërbimeve çeke dhe qeverisë shqiptare është përkeqësuar deri pikën sa ta bëjë ndryshime në pozicionet e Bordit të saj Mbikëqyrës dhe Bordit të Drejtorëve nëpërmjet sjelljes së ekspertëve të pavarur nga SCHINDLERS, një kompani me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe me përvojë të gjatë në negociatat strategjike.
Sipas njoftimit të CEZ kompania kërkon që nëpërmjet këtij veprimi të ndihmojë ne shtensionimin e mënyrës së deritanishme të komunikimit dhe gjithashtu të jetë e dobishme në ndërmarrjen e të gjitha hapave të nevojshëm për të zgjidhur situatën në Shqipëri