E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moisiu-Meidani-Wolfarth per sigurine ne vend

E merkure 31 Tetor 2012 1333 Moisiu-Meidani-Wolfarth per sigurine ne vend Ish-presidentet Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani ngrene shqetesimin per rritjen e krimit dhe mungesen e sigurise duke bere pergjegjese qeverine dhe strukturat e specializuara per mungesen e reagimit. Ne forumin civil z. Moisiu pohoi se krimi po merr revansh te rrezikshem ndersa kritikoi sistemin e drejtesise qe sipas tij ka lene te lire persona me precedente te rende penale. Per ish presidentin Rexhep Meidani krimi ka demtuar dhe kohezionin social per shkak se sipas tij shteti nuk funksionon. I ashper ne deklarate ishte dhe ambasadori i OSBE ne Tirane Wolfarth qe nenvizoi se shkalla e larte e krimit te organizuar ka cenuar rende reputacionin e Shqiperise. Korrupsioni mbetet nje kercenim i madh ndaj shtetit te se drejtes. pandeshkueshmria nuk mund te pranohet kur shkelet ligji. Forumi civil ne deklaraten e tij u ben thirrje forcave politike dhe autoriteteve shteterore qe pa humbur kohe te marrin situaten ne dore per te penguar kercenimin e madh qe i behet shoqerise shqiptare nga krimi.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›