Has, burri vret gruan dhe më pas veten

Një krim në familje ka tronditur mëngjesin e sotëm qarkun verior të Hasit, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas veten.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Gëzim Muslika qëlloi bashkëshorten e tij Pranvera, pas një grindjeje.
Sipas burimeve, me të njëjtën armë burri ka qëlluar më pas veten, duke tronditur komunën e Fajzës, ku ata banonin.
Burimet shtojnë më tej se 32 vjecari vrau veten pasi u rrethua nga forcat e policisë, të cilat i pamundësuan arratisjen nga vendi i ngjarjes.